Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi për targat dhe situatën në Veri

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka njoftuar se të dy palët kanë arritur një marrëveshje lidhur me krizën e shkaktuar së fundmi në pikëkalimet kuftitare në Jarinjë dhe Bërnjak, raporton Gazeta Express.

Lajçak ka shkruar se pas dy ditësh negociatash, është arritur marrëveshja që e de-eskalon situatën në veri të Kosovës.

“E kemi një marrëveshje! Pas dy ditësh negociatash intensive, një marrëveshje për de-eskalim dhe rrugën përpara sapo është arritur. E falënderoj Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin për gatishmërinë e tyre për të negociuar dhe për t’u pajtuar për të mirën e njerëzve”, shkroi Lajçak.

Marrëveshja përmban tri pika, që përfshijnë zhbllokimin e rrugëve për në Jarinjë dhe Bërnjak bashkë me pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës duke filluar nga e shtuna.

Sipas marrëveshjes, nga e hëna Kosova dhe Serbia do të përdorin afishe për automjetet që vijnë nga njëra-tjetra. Kjo do të shërbejë si masë e përkohshme.

Po ashtu, një Grup Punues i përbërë nga përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë dhe i kryesuar nga BE-ja, do të krijohet për të gjetur një zgjidhje të përhershme për çështjen e targave. Takimi i parë i Grupit të Punës është paraparë të mbahet më 21 tetor në Bruksel.

Brenda gjashtë muajve nga takimi i parë, Grupi i Punës do të paraqesë gjetjet e tij mbi një zgjidhje të përhershme.

FAhr7sGX0AQLjWR

Artikulli paraprakRritja e çmimeve, PD thërret në seancë Autoritetin e Konkurencës, Sorina Koti: Vendosi kundër interesit të qytetarëve
Artikulli tjetërArrihet marrëveshja për targat mes Kosovës dhe Serbisë