Çështja “Bechetti”/ PD, Duma: Shqiptarët nuk duhet të paguajnë 120 milionë euro për hakmarrjen politike të Ramës

“120 milionë euro dëm shqiptarëve për hakmarrjen politike të Ramës ”, PD dorëzon kërkesën për hetimin e çështjes “Becchetti” nga parlamenti. Grida Duma: Nuk duhet të jenë shqiptarët ata që do të paguajnë dëmin

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ANËTARJA E KOMISIONIT HETIMOR PËR ÇËSHTJEN “BECCHETTI”, GRIDA DUMA

Sot protokolluam kërkesën zyrtare të Partisë Demokratike dhe të grupit parlamentar të PD-së me anëtarët e përcaktuar përkatës, sa i përket komisionit hetimor të Kuvendit mbi çështjen “Beccheti”.

Opinioni publik është i mirënjohur me çështjen “Beccheti” dhe dëmin që i ka shkaktuar vendimet e gjykatave ndërkombëtare të Arbitrazhit prej mbi 120 milionë euro që shqiptarët dhe Shqipëria duhet t’i paguajnë një kompanie private.

Komisioni ka në fokus kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve dhe mosveprimeve të funksionarëve publikë dhe institucioneve shtetërore sa i përket këtij dëmi.

Mendoni në këtë gjendje që është Shqipëria sot dhe duhet përsëri të paguajë një borxh tjetër prej 120 milionë eurosh. Për çfarë? Për një sagë që nisi që në 2015-ën si një sagë hakmarrje politike.

Nisi 2015-ën ndaj një media që bënte opozitë ndaj kryeministrit Rama. Nisi sepse ishte ndër të paktat media që bënte opozitë ndaj korrupsionit. Dhe nëse kujtoheni ju ishte ndër të paktat media që në atë rast edhe publikoi dasmën luksoze të Veliajt.

Këto janë vetëm disa ilustrime për t’ju kujtuar sagën prej 2015-ës dhe deri sot se si nisi kjo çështje për politikë dhe hakmarrje politike dhe sot rezulton në tre dëme të mëdha të demokracisë dhe ekonomisë; dëmi i prishjes së një investimi të huaj, dëmi i shkatërrimit të fjalës së lirë dhe mediave opozitë dhe dëmi ekonomik që është shumë i madh, mbi 120 milionë euro që shqiptarët tani me pasuritë e tyre jashtë vendit apo brenda janë të detyruar ta paguajnë.

Pa dyshim që të gjitha veprimet dhe mosveprimet që kanë çuar në këtë fitim të çështjes nga ana e kompanisë private, përfshin brenda atë që është shkelja e disa momenteve që ky Komision Hetimor duhet të nxjerrë. Nëse kujtoheni ju, vlen ta kujtojmë sërish, kryeministri Rama edhe në kohën kur çështja ishte gjatë gjykimit nuk bënte gjë tjetër, përveçse bërtiste publikisht dhe mendoni me staturën e një kryeministri, ndërsa çështja po gjykohej në sistemin e drejtësisë, duke influencuar politikisht mbi këtë dhe duke influencuar mbi atë drejtësinë që gjykojmë sot që duhet të jetë drejtësia e re që po ndërtohet dhe që duhet të jetë në paanshmëri.

Pikërisht për t’i dhënë sistemit të drejtësisë atë që është shansi për të riparuar dëmet që janë 120 milionë dhe për të mbyllur një sagë tjetër që është, dikush shkel, korrupton dhe bën presion, dhe shqiptarët paguajnë, pikërisht se duhet mbyllur kjo, ky Komision Hetimor, ne si grup parlamentar dhe anëtar të këtij komisioni, duam që të shtrojmë sa më tepër qartësi mbi ata që janë shkaktarët dhe që dëmin në fund, duke iu drejtuar drejtësisë me këto fakte që ky komision duhet të nxjerrë duhet më në fund të mos e paguajnë shqiptarët që nuk kanë asnjë faj, por ata që e nisën me koshiencë dhe me vetëdije, por edhe me paaftësi, këtë çështje që i shkon sot shqiptarëve 120 milionë euro dëm.

Pyetje: Kur do të dorëzohet padia për zonjën Kokalari?

Grida Duma: Kjo është një çështje tjetër. Sot nuk jemi këtu për këtë. Besoj që mund të pyesni zyrën juridike në Partinë Demokratike.

Artikulli paraprakTensionohet situata/ Barbarët presin pemët natën në Laknas, banorët qëllojnë me sende të forta fadromën
Artikulli tjetërArrestohet xhaxhai i autorit të vrasjes së oficerit të policisë