Krimi ka shokuar banorët e Tiranës mbrëmjen e sotme, ku një 26-vjeçar ka therur me thikë një shtetase të huaj e më pas është hedhur nga i tetë duke ndërruar jetë në vend, ndërsa 31-vjeçarja ganeze me pasaportë franceze ka ndërruar jetë në spital.
Fillimisht në banesën e marrë me qira për një ditë nga ganezja Jaësackie Jaboah u dëgjuan të bërtitura, sherr dhe konflikt.
Më pas 31-vjeçarja kishte dalë pë të kërkuar ndihmë pasi kishte disa plagë në trup të shkaktuara me thikë, por në shkallët e fundit ka pasur gjendje pavetëdije.
Disa minuta më vonë u dëgjua rënia e 26-vjeçarit Kliton Pira nga kati i 8-të që për pasojë ndërroi dhe jetë.
31-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spital, por atje ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra.
Dy viktimat kishin një lidhje romantike me njëri tjetrin dhe prej kohësh jetonin bashkë.
Tiranë/ Informacion paraprak
Rreth orës 18:00, në bulevardin “Gjergj Fishta” në një banesë me qira ditore, gjatë një konfliktit të çastit, shtetasi me iniciale K. P., 26 vjeç, dyshohet se ka goditur me thikë një shtetase të huaj me iniciale J. J, 31 vjeçe, dhe më pas është hedhur nga lartësia dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
31-vjeçarja u dërgua menjeherë në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.