Një avion i vogël ulet në Kelmend, dyshohet se do të ngarkohej me drogë, dy personat në bord largohen me shpejtësi me një Fouristradë

Një avion i vogël bëri një ulje të detyruar në një livadh në zonën e Kelmendit në Malësinë e Madhe. Nga raportimet mësohet se, avioni kishte në bord dy persona, që janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet tip Fouristrada që ka shkuar për t’i marrë.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur realisht me avionin, pse ai ka bërë uljen e detyruar, ndërsa Policia ende nuk ka dalë me një njoftim lidhur me ngjarjen.

Nga raportimet mësohet se, banorë të zonës kanë tentuar të afrohen në momentin që avioni i vogël është ulur në livadhet pranë, por nuk janë lejuar.

Sipas dëshmive të para, piloti ka tentuar të ngrejë avionin në fluturim, por nuk ka mundur të largohet, ndërsa raportohet se mjeti fluturues ka pasur defekt në rrotat e tij. Dyshimet e para janë se, defekti në rrotat e avionit është shkaktuar në momentin kur ai është ulur dhe ky fakt le të dyshosh se avioni i vogël është ulur për t’u ngarkuar me drogë.

Kohë më parë janë raportuar raste që përmes avionëve të tillë është kryer transport i lëndëve narkotike dhe nuk dihet nëse ngjarja në fjalë ka ose jo lidhje me një aktivitet të tillë.

avion2

3 1

Artikulli paraprakRaporti i organizatës prestigjioze ndërkombëtare: Mafia në Shqipëri kontrollon shtetin!
Artikulli tjetërÇmimet e produkteve rriten, pensionet mbeten në vend/ 6 avantazhet e investimit në Fondin e Pensioneve SIGAL