Punonjëset e fabrikës së pajisjeve elektrike braktisin punën dhe ngrihen në protestë për pagat

Punonjësit e fabrikës “Iliria Electric”, e cila prodhon pajisje elektrike janë në protestë prej tri ditësh dhe kërkojnë rritjen e pagës. 125 punonjëse të fabrikës kanë braktisur punën dhe në kërkesat e tyre kërkojnë edhe përmirësimin e kushteve të punës.

Sipas tyre, edhe pse kanë më shumë se 25 vite që punojnë në këtë kompani, nuk vlerësohen dhe paguhen shumë pak, duke i bërë thirrje pronarit dhe administratorit të dëgjojnë kërkesat e tyre.

Për këtë fabrikë, kjo është e treta ditë e pezullimit të punës, por pavarësisht kësaj, ende nuk ka pasur një reagim nga drejtuesit, ndërkohë që gratë, në bashkëpunim me Sindikatën e Punëtorëve, janë shprehur të vendosur për të vazhduar protestat deri në reagimin e drejtuesve të fabrikës.

Artikulli paraprakRritja e çmimit të energjisë, Lubonja: Manipulim për të siguruar fonde, duhet ta paguajë qeveria!
Artikulli tjetërDeputeti Korreshi takohet me banorët: Janë lënë në harresë nga pushteti vetëm pse votuan Partinë Demokratike