Samiti i EPP/ Basha: BE të përqëndrojë energjinë e saj drejt marrëveshjes së njohjes reciproke midis Kosovës dhe Serbisë

Samiti i EPP për Ballkanin Perëndimor/Basha: Është jetike për BE-në të përqëndrojë energjinë e saj drejt marrëveshjes përfundimtare të njohjes reciproke midis Kosovës dhe Serbisë.

Vetëm në këtë mënyrë do të hyjmë në një epokë të re të bashkëpunimit dhe zhvillimit

Ngjarjet e fundit në kufirin Kosovë-Serbi dhe në Malin e Zi, tregojnë se sa e brishtë mbetet paqja dhe stabiliteti në këtë rajon.

Remineshencat e një të kaluare jo shumë të largët, të përziera me interesa gjeo-strategjike të fuqive jo-perëndimore, janë një fitil që mund të ndizet nga momenti në moment.

Siç e dimë të gjithë, problemet e pazgjidhura shumë lehtë mund të kthehen në kriza.

Kjo është arsyeja pse është jetike për BE-në që të përqëndrojë energjinë e saj drejt marrëveshjes përfundimtare të njohjes reciproke midis Kosovës dhe Serbisë.

Dhe për ta arritur këtë, njohja e Kosovës nga 5 Shtetet Anëtare të mbetura duhet së pari të përfundojë.

Asnjë paralelizëm nuk mund të bëhet, asnjë argument nuk mund të justifikojë mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, përderisa Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka certifikuar atë

Vetëm në këtë mënyrë, Ballkani Perëndimor do të hyjë në një epokë të re të bashkëpunimit dhe zhvillimit, e cila me siguri do të jetë një vlerë e shtuar për BE-në.

Artikulli paraprakDeputeti Korreshi takohet me banorët: Janë lënë në harresë nga pushteti vetëm pse votuan Partinë Demokratike
Artikulli tjetërSamiti i EPP/ Basha: Mos pranoni për vendet tona, gjëra që nuk do t’i pranonit kurrë për zgjedhësit tuaj!