Rama: “Çmimet nuk do të ulen”, qytetarët e “masakrojnë” në faqen e tij në Facebook

Rama është masakruar nga mjaft qytetarë në faqen e tij në Facebook për rritjen e çmimeve. Ai u është përgjigjur komentuesve në rrjetin e tij social në Facebook në lidhje me rritjen e çmimeve. Rama shprehet se çmimet nuk kanë lidhje me politikën por me tregun e lirë, pasi tashmë siç thotë ai, nuk jemi në komunizëm kur çmimet i vendoste shteti. Ai shton se, kur çmimet rriten në të gjithë planetin nuk kanë si të ulen në Shqipëri.

Rama shprehet se, shqiptarëve nuk u ka munguar buka as në kohët më të zymta. Në lidhje me punësimet në shkolla, Rama thekson se, askush nuk futet në arsim pa kaluar përmes portalit duke shtuar se, bashkitë nuk kanë lidhje me punësimet në arsim.

Replikat

Komentuesi 1: Përmirësoni punsimin se ne te thjeshtve na kerkoni portalin. Atyre qe kan miq neper bashki neper arsim ska nevoj portali.

Rama: Nuk futet ne arsim pa portal askush dhe bashkite s’kane lidhje me punesimet ne arsim!

3 1

Komentuesi 2: Boll mor burr, boll! Ti po i ben hallall, por dit per dit ky avaz. Merziten njerezit qe nuk kane buk ne shtepi, dhe me beso qe ka shume. Shiko detajet tani, ju ka ardhur Koha. Kuptome!

RamaPer cilin avaz e ke fjalen i dashur Leon dhe sa per buken, shqiptareve buka nuk u ka munguar as ne kohet me te zymta te historise se tyre, keshtu qe ndjese po komunikimi me njerezit eshte detyre e imja dhe nuk quhet avaz po quhet bashkejetese demokratike!

1 1

Komentuesi 3: Rritja eçmimeve ku do shkojme ne pencionistet ne varr ….shkofte gjith politika e hajdutave….

Rama:  Çmimet nuk kane lidhje me politiken po me tregun e lire sepse nuk jemi ne komunizem kur cmimet i vendoste shteti dhe kur çmimet rriten kudo ne te gjithe planetin, nuk ka se si te ulen ne Shqiperi, jo se s’do politika po se ky eshte sistemi i ekonomise se tregut!

3

Artikulli paraprakDhuna në Jalë, Agalliu: Sot u pa sesi i dobëti dhunohet nga shteti dhe ku i forti mund të bëjë çdo gjë
Artikulli tjetërBerisha publikon videon/ Polici hedh 50-tëshet: “Ardi Veliu na iku, por na bëri milionerë”