Tabaku: Qeveria do t’i japë 900 milionë lekë Bashkisë për Teatrin me Kullë dhe na e shet si buxhet për pandeminë!

Gjatë debatit për Aktin Normativ 2021 dhe dekretin e presidentit Meta, deputetja Jorida Tabaku shprehu habinë se çfarë lidhje ka pandemia me 900 mln lekë që qeveria do t’ia japë Bashkisë Tiranë për godinën e Teatrit Kombëtar.

Ajo vuri në dukje se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Teatrin Kombëtar, ia ka hequr të drejtën Bashkisë Tiranë për ndërtimin e Teatrit Kombëtar.

“Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim për Teatrin Kombëtar, prishja është ilegjtime, prona i ka kaluar Ministrisë së Kulturës. Për çfarë arsye i kaloni Bashkisë Tiranë 900 mln lekë për Teatrin Kombëtar kur vendimi për prishjen është antikushtetues dhe prona i ka kaluar Ministrisë së Kulturës?!”

Ajo vuri në dukje se ky veprim nuk ka lidhje me pandeminë dhe as me rindërtimin. Vendimi është abuziv dhe po përpiqet të shkelet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Artikulli paraprakTabaku: Ky Akti Normativ nuk ka lidhje me pandeminë, por me hallet e qeverisë
Artikulli tjetërSot protestë para Kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve