Ndarja e re territoriale e pushtetit vendor ka filluar të funksionojë nga korriku i kaluar dhe në këto 9 muaj qendra. Open Data Albania ka bërë transparencën e të gjithë prokurimeve publike, rreth 1300 akte; nga blerjet më të vogla dhe deri tek ankandet shumë-milionëshe dhe koncensionet e mëdha. Në studim janë renditur një seri tenderash dhe prokurimesh me risk të lartë korrupsioni, nepotizmi, përqëndrimit të fondeve në disa zona dhe mungesës së konkurrencës. Studimi mbi prokurimet transparente ka zbuluar numrin e konkurrentëve në tendera, fondet limit që janë parashikuar dhe shumat që kanë ofruar fituesit e tenderave. Po ashtu, për herë të parë është hedhur dritë mbi problemet e qeradhënies së bashkive të objekte me rëndësi tek palë të tjera. Drejtuesja e qendrës Open Data Albania dhe Institutit të Shkencës, Aranita Brahja, thotë se fondet më të mëdha po i përdorin disa bashki të majta, por ka edhe bashki të vogla që nuk kanë bërë asnjë prokurim në 9 muaj, pra ekziston një zhbalancim i ndjeshëm midis bashkive. Studiuesit vërejnë se ndërkohë që është bërë një ndarje e re administrative, ende mungojnë akte nënligjore, që lidhen me buxhetet vendore, taksat vendore, koncensionet vendore, kreditë dhe përdorimin e parave publike në pushtetin vendor. Ka bashki që kryejnë transferta të pakushtëzuara, bashki që shtojnë financat e tyre me tarifa dhe taksa vendore. Disa bashki të tjera mund të japin koncensione për shërbime publike dhe të shfrytëzojnë me qeradhënie pasuri të ndryshme, madje bashkitë kanë të drejtë të marrin edhe kredi bankare për të realizuar investimet publike. Qendra Open Data Albania vlerëson se në këtë larmi ligjesh dhe procedurash të reja financiare është e nevojshme të rritet transparenca dhe kontrolli i publikut dhe enteve publike për të shmangur korrupsionin dhe abuzimin me paratë e taksapaguesve shqiptarë.
Kryesore
Continue to the categoryPërse progres-raporti i BE nuk flet për arrestime politike në Shqipëri?
Nga Ervis Iljazaj
Në mediat shqiptare sot është publikuar progres-raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2024. Ky progres raport hedh poshtë të gjitha...