Alizoti i përgjigjet Ramës: Je pinjoll i xhelatit! Partia e Punës është Kristaq Rama dhe Spiro Koleka

Deputeti i PD për qarkun e Beratit, Tomor Alizoti ka reaguar pas deklaratës që bëri sot Rama në Kuvend, i cili tha se, “PD ka marrë tiparet e Partisë së Punës”.

Alizoti në një prononcim për mediat, jashtë sallës së Kuvendit, u shpreh se, Rama është pinjoll i një xhelati, siç ishte sipas tij Kristaq Rama.

“Me ngacmoi deklarata e kryeministrit i cili tha se, “PD ka marrë tiparet e Partisë së Punës”. Ca gjera mund të qëndrojmë dhe ca gjëra jo. Njeriu që nga ana biologjike ka prejardhje të një xhelati, i biri i Kristaq Ramës dhe nipi i Kolekës, bridhte në rrugët e Bllokut, kur ne vuanim burgjeve, dhe vishte çorapet e kuqe. Partinë e Punës e ka njohur ai më mirë se kurrë. Ai duhet të jetë krenar që është pinjoll i Partisë së punës. Ai foli për veten e tij, partia e punës është Kristaq Rama dhe Spiro Koleka. Ai ka ikur të shëtisë, dhe të merret me punë boshe. I vetmi individ është se i dalin shokët në televizion dhe i bëjnë moral”,  u shpreh Alizoti.

Duke u ndalur te protesta e djeshme e qytetarëve në Tiranë për paralajmërimin për rritjen e çmimit të energjisë, Alizoti tha se është pro reagimeve të tilla.

“Unë flas si Alizoti dhe si pjesë e PD. Si Alizot, Shqipëria nuk duhet të rreshti për të bërë protesta. Populli shqiptar është i vetmi popull në Ballkan që vuan për të rritur fëmijët. Ky është një popull i vuajtur. Unë jam për protestë maksimale nga ana e PD për këtë problem”, tha ai.

Artikulli paraprakBasha: Në Slloveni, të paktën 5 vende anëtare me peshë, kanë vendosur që Shqipërisë nuk do t’i hapen negociatat
Artikulli tjetërPaloka: Ramës i duhen thyer turinjtë, jo t’i bëjmë makiazh!