74 vjetori i martirizimit të parlamentarëve të Lirisë!

Nga Sali BERISHA

Te dashur miq, me 10 tetor te vitit 1947, kryexhelati Enver Hoxha, Hitlerit shqiptar te Pasluftes, firmosi u ekzekutimin per bindjet dhe idealet e tyre politike te 16 deputeteve te opozites shqiptare dhe bashkpuntoreve te tyre.

Keta burrat te shquar te kombit ne kushte te nje terrori te eger stalinist dhe me guxim te jashtezakonshem themeluan duke hapur me duart e tyre varrin vetes, opoziten e pare te vertet shqiptare dhe flijuan ne themel te saj jeten e tyre. Pas ketij akti barbar te regjimit, te bazuar ne tortura çnjerezore dhe nje farse gjyqesore ne zbatim direkt te vendimit te Enver Hoxhes dhe Byrose se tij Politike, ne Shqiperi do vendosej monizmi ekstrem, diktatura komuniste me eger e me staliniste ne Europe.

Deputetet e opozites se pare shqiptare dhe bashkpuntoret e tyre, themelues te pluralizmit politik ne Shqiperi, vertet u ekzekutuan 74 vite me pare por ata u perjetesuan ne idealet e lirise, per te cilat bene sakrificen sublime. Keto ideale do ngadhenjenin perseri ne Shqiperi me revolucionin demokratik te dhjetorit 1990.

Sot, pas 30 vitesh pluralizem politik, ne qeveri jane pasardhesit e Hitlerit shqiptar te Pasluftes dhe bllokmeneve mizor, Edvin Kristaq Rama dhe neobllokmene te tjere. Ata kane zevendesuar diktaturen mizore te eterve te tyre me narkoshtetin apo diktaturen e droges dhe krimit ne Shqiperi.

Prandaj dhe sot, duke shprehur mirenjohjen me te thelle dhe perulur me nderimin me te madh para vepres se pavdekshme te Riza Danit, Selaudin Totos, Shefqet Bejes, Enver Sazanit, Kolë Kuqalit, Sheh Ibrahim Karbunares dhe te gjithe deputeteve dhe bashkpuntoreve te tyre per sakrificen sublime, qe bene per lirine e shqiptareve, le te zotohemi ne qe te ringrejme Partine Demokratike si opozite te vertet ne Shqiperi ashtu siç u themelua nga Azem Hajdari dhe studentet liberator ne Dhjetor te vitit 1990 dhe te largojme sa me shpejt nga pushteti Edvin Kristaq Ramen, pasardhesin direkt te xhelateve te parlamentareve te lirise.

Nder perjete martireve te pluralizmit politik shqiptar! sb

Artikulli paraprakPërmbytet Vlora, qytetarët bllokohen në rrugët e mbushura me ujë
Artikulli tjetërPS nuk pranon ngritjen e komisionit hetimor për çështjen “Becchetti”