Vidhen dokumentat në zyrat e “Tokës” në Qarkun e Vlorës

Zyrat e “Tokës” në qarkun e Vlorës janë vjedhur rreth mesnatës të së hënës. Bëhet e ditur se një person ende i paidentifikuar ka vjedhur me thyerje në zyrat, ku ka marrë disa dokumente.

Njoftimi i policisë

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 11.10.2021, rreth orës 23:30, tek Pallati i Kulturës, Vlorë, dyshohet se një shtetas ende i paidentifikuar, ka vjedhur me thyerje në zyrat e qarkut, ku ka marrë disa dokumente.

Grupi  hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.

Artikulli paraprakSi mashtron Rama/ Qeveria bën projekte për investime pa patur fonde, ja çfarë ka zbuluar KLSH
Artikulli tjetërPër fjalën e lirë!