Kombëtarja me shumë mungesa në “finalen” e madhe në “Air Albania”

Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Shqipërisë dhe Polonisë.

Shqipëria luan një nga ndeshjet më të rëndësishme të viteve të fundit, pasi do të presë Poloninë në “Air Albania”, në një ndeshje direkte për vendin e dytë në grupin eliminator të Botërorit Katar 2022 dhe një fitore do të na afronte ndjeshëm me objektivin, raporton Gazeta Express.

Në impiantin modern kuqezi do të ketë vend për rreth 22 mijë tifozë, aq sa është edhe kapaciteti maksimal i tij. Sido që të jetë, Shqipëria vuan nga disa mungesa të mëdha sonte.

Klaus Gjasula dhe Sokol Cikalleshi kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, Bekim Balaj e Berat Gjimshiti janë të dëmtuar, derisa Endi Çekiçi i s’kualifikuar – që të gjithë në kushte normale do të zbrisnin nga minuta e parë në “Air Albania”.

ww 2

Artikulli paraprak6 humbje jete nga Covid-19 dhe 501 raste të reja
Artikulli tjetërVideo/ Basha: Nuk do të lejoj asgjë dhe askënd t’i bjerë me shkelm sakrificës së demokratëve