Vjedhja e dokumenteve të në zyrat e qarkut Vlorë ka ndodhur për 3 minuta, ndërsa kamerat e sigurisë nuk filmuan asgjë.
Ndërkohë, ka nisur një hetim edhe ndaj punonjësve të këtyre zyrave të qarkut, pasi janë vjedhur dosje origjinale të zonës së Dhërmiut.
Nga ana tjetër, burime nga policia bën me dije se autori ka pasur ndihmë nga brenda, pasi autori e ka ditur vendosjen e saktë të dosjeve.
Pavarësisht se institucioni ka kamera të sigurisë, ngjarja nuk është regjistruar nga këto të fundit. Autori ka përdorur një kënd tjetër daljeje dhe u është shmangur atyre.
Dokumentet e vjedhura janë origjinale të tokave të Dhërmiut dhe kanë humbur dosje të cilat Agjencia Shtetërore e Kadastrës nuk i ka marrë në dorëzim për ti regjistruar.
Sipas burimeve në zyrën e administrimit dhe mbrojtjes së tokës, gjatë kontrollit të policisë ka rezultuar se mungojnë 2 dosje të AMT-je të pronave në bregdet, konkretisht në fshatin Dhërmi, Himarë.
Janë prona të cilave u kanë dalë më shumë se një pronar dhe ASHK nuk i ka regjistruar për këtë arsye, ndërsa tani me humbjen e dokumenteve origjinale rrezikohet tjetërsimi i pronës.
Pronësia në bregdet është burim i vijueshëm konfliktesh në Vlorë. Për shkak të përplasjeve për pronat kryesisht në rivierë ku po ndërtohen ndërkohë një sërë resortesh luksoze Agjencia Shtetërore e Kadastrës në Vlorë ka ndërruar 10 drejtues në dy vitet e fundit.