Të shtëna me armë zjarri në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.
Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur pas një konfrontimi mes dy grupeve të rinjsh, që ka përfunduar me përdorimin e armëve.
Dy të rinjtë e plagosur, Aleksandër Nikolli, 27 vjeç, dhe Xhulio Vela, 25 vjeç, kanë qenë në trotuar, pranë një pallati, kur kanë nisur të konfrontohen fillimisht verbalisht me një grup tjetër të rinjsh, e më pas me armë zjarri.
Paraprakisht dyshohet se pas kësaj përplasjeje fshihet shpërndarja e drogës, ku në konflikt janë përfshirë pesë persona.
Kujtojmë se kjo javë ka qenë me një bilanc negativ për Policinë e Tiranës, ku të hënën pati një sherr masiv përpara shkollës “Çajupi, të martën në mbrëmje u plagos me armë zjarri i riu Redi Balla, te Komuna e Parisit, ndërsa sot kemi dy të plagosur.