Krizë korrupsioni dhe jo krizë energjitike”. PD depozition kallzimin në SPAK për përgjegjësit e kësaj krize korrupsioni që rëndon në kurrizin e shqiptarëve.
DEKLARATA E NËNKRYETARËVE TË PD, JORIDA TABAKU DHE ENKELEJD ALIBEAJ, PAS DEPOZITIMIT TË PADISË PËR ABUZIMET ME ENERGJINË NË SPAK
Jorida Tabaku
Duke pritur që SPAK-u dhe drejtësia e re të vepronte në 10 ditët e fundit Partia Demokratike bëri thirrje pothuajse të përditshme, dje ishte hera e fundit për situatën në sektorin energjitik.
Sot ne depozituam një kallëzim për 3 drejtuesit e 3 enteve publike, zotin Adrian Çela, zotin Ergys Verdha, zonjën Erina Rexhepi, të tre përgjegjës për krizën e korrupsionit për krizën e menaxhimit dhe për krizën që do të përjetojnë qytetarët shqiptarë në ditët e ardhme si rezultat i veprimeve korruptive të këtyre individëve nëse sektorin energjitik.
Çfarë ka ndodhur për ta përmbledhur thjeshtë.
Qeveria shqiptare nëpërmjet këtyre 3 insituticioneve shiti energjinë me rreth 60 euro kilovator ndërkohë që e bleu pak javë më parë me 240 deri në 260. Edhe më lart se tregu. Ne kemi sjellë një shembull këtu që u vendos në dispozicion në fakt nga media i cili dëmi ekonomik është 10 milionë euro vetëm për një nga lotët. Vetëm për një nga tenderat është 10 milionë euro.
Ndërkohë që bëhet fjalë për të gjithë periudhën, nëse do të ishte përdorur ajo sasi energjie që prodhohet këtu në Shqipëri nga prodhimet tona hidrore do të t’i kishim kursyer buxhetit të shtetit për të gjithë periudhën që po flasim 150 milionë euro.
Unë e di që këto janë shifra të jashtëzakonshme. Kur flet me qytetarët shifra miliona euro janë jashtëzakonisht të larta, por këto janë asgjë krahasuar me ato që ka përjetuar ky sektor, me vjedhjet që kanë ndodhur atje, me rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe me rritjen që do të sjellë në muajt në vijim në zinxhirin e ekonomisë rritja që do t’i bëjë kryeministri Rama energjisë elektrike për bizneset e mesme dhe bizneset e mëdhaja.
Sot qytetarët shqiptarë po vuajnë krizën e korrupsionit dhe krizën e menaxhimit. Ne sollëm këtu emrat e 8 drejtuesve të insituticioneve dhe enteve publike por të gjithë e kanë të qartë se kjo ka ndodhur vetëm si rezultat i vullnetit politik të qeverisë, i mënyrës se si operon qeveria, i mënyrës se si kanë operuar në çdo sektor dhe i mënyrës se si po operojnë dhe sot duke e parë çdo krizë si mundësi për të vjedhur.
I bëjmë thirrje edhe njëherë drejtësisë së re të ngrihet në lartësinë që i takon, të marri vendime për qytetarët shqiptarë, të mos lejojë asnjë zyrtar sot në pushtet ta përdorë pushtetin për t’u mbrojtur, të marri vendime që këto fonde të vjedhura, këto fonde korrupsioni me energjinë elektrike që të gjithë do t’i vuajnë në kurriz në muajt në vijim, të kenë një përgjegjës përpara drejtësisë.
Enkelejd Alibeaj
Ky është i pari kallëzim që sapo depozituam duke respektuar të gjitha proceduarat edhe në rrugë korrespondence besoj juve që jeni këtu e kuptoni edhe i dini rregullat e depozitimit të kallëzimit përveç mënyrës fizike.
Është një kallëzim i cili siç e dhe zonja Tabaku e tha i drejtohet tre drejtuesve të lartë administrativ , të cilët sot kanë në dorë energjinë e shqiptarëve, korrupsionin mesa duket, Adrian çela, drejtori i OSHEE Grup, Ergys Verdho Administrator i Korporatës Energjitike Shqiptare KESH, Erina Rexhepi me detyrë administrator i furnizuesit të tregut të lirë.
Për çfarë janë kallëzuar?
Sepse do të duhet që serioziteti i këtij aksioni politiko-juridik t’ua bëj me dije juve dhe të gjithë publikut. Shpërdorim detyre, korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike, moskallëzim krimi, të gjitha këto të kryera nën formën e grupit të strukturuar kriminal. Është kallëzimi i parë.
Faktet që zonja Tabaku ju tha, krizën e rëndë ekonomike prej korrupsionit nuk ka të madh dhe të vogël që nuk e di dhe nuk e ndjen në familjet e tyre dhe në këtë aspekt do të mjaftonte vetëm ajo se çfarë publikisht është thënë, pranuar që nga i pari i qeverisë që kjo zyrë, këta prokurorë sipas detyrimeve imperativë të reformës në drejtësi dhe të ligjit përkatës për SPAK-ut të vepronin në mënyrë energjike, me iniciativë siç thuhet. Pra kryesisht nuk e kanë bërë.
Koha e pasarelave vanitoze në tapet të kuq duhet të marrë fund. Zija ka rënë në familjet shqiptare, në ekonominë shqiptare. Është koha tashmë që këta zotërinj të veshin veladonin e zi , të vendosin bandanën në sy për të drejtësi të verbër dhe energjike ashtu siç kërkesat e reformës në drejtësi dhe ligjit nevojat e publikut, korrupsioni maksimal i shpërhapur në sistem e kërkon. Nuk ka ndodhur deri tani dhe besoj që do të duhet të dini dhe sepse s’ka ndodhur. E dini tashmë. Ua themi edhe ne.
Nuk ka ndodhur sepse një dorë e ka zënë për fyti drejtësinë, edhe këtë seli. Është dora e Edi Ramës, Edi Ramës me sejmenët e vetë. Do duhej ta fillonin vetë procedimin penal, e bëmë ne dhe do ta bëjmë jo vetëm me këtë kallëzim të parë por edhe me kallëzime të tjera duke mbledhur fakte dhe prova për ti depozituar pranë sistemit të drejtësisë.
Ky është detyrim politik, juridik, qytetar mbi të gjitha për të dëgjuar veshët e shurdhuar deri tani të drejtësisë. Sot kemi ardhur për një gjë shumë më të rëndë se sa ajo çfarë ju mendoni. Sot është testi, siç e kuptuat që kjo drejtësi e re, e mirëpaguar, me kushtet maksimale komoditetit, mbrojtjen, shpresën e madhe të qytetarëve për një drejtesi të re, ta bënin këtë gjë.