Nga Xhelal MZIU
Shqipëria, e fundit në Europë për indeksin e zbatimit të ligjit, kampione në korrupsion, fuqia e qeverisë sa Afganistani, Uganda e Mozambiku!
Shqipëria renditet e 83-a nga 139 shtete në botë, e fundit në Europë, në Indeksin e Sundimit të Ligjit, 2020-2021 të publikuar së fundmi nga “World Justice Project”, një institut kërkimor ndërkombëtar me qendër në SHBA.
Në krahasim me renditjen e 2018-2019, Shqipëria është përkeqësuar me 12 pozicione.
Indeksi mat zbatimin e ligjeve në praktikë, përmes sondazheve me popullatën.
Zbatimi efektiv i ligjit redukton korrupsionin, lufton varfërinë dhe sëmundjet, mbron njerëzit nga padrejtësitë.
Shqipëria ka pozicionimin më të keq në Europë dhe rajon.
Shqipëria ka një renditje tepër negative në treguesin e korrupsionit, ku është në vendin e 105 nga 139 vendet në botë ose nga vendi i 93 që ishte më parë.
Shqipëria perceptohet që ka korrupsionin më të lartë në Europë dhe rajon.
Treguesi i korrupsionit mat ryshfetin, pagesat informale, konkurrencën në kontratat e punëve publike, ryshfetin në gjyqësor dhe politikë etj.
Shqipëria ka bërë një përkeqësim të dukshëm edhe në treguesin e kufizimit në fuqinë e qeverisë, ku renditet në vendin e 109, nga pozicioni i 79 në raportin e 2018-2019, duke u pozicionuar si Afganistani, Mozambiku, Uganda, Kazakistani etj.
Ai mat sa i pavarur është gjyqësori, sa funksionojnë agjencitë audituese dhe sa pavarësi kanë ato të bëjnë kontrolle ndaj qeverisë.
Korrupsioni dhe kufizimet në fuqinë e qeverisë janë dy treguesit ku Shqipëria ka renditjen më negative, në Indeksin e 2020-2021 të Zbatimit të Ligjit.
Rilindja na renditi si Uganda, Mozambiku e Afganistani në korrupsion e standarte.
A duhet që qytetarët shqiptarë duhet të reagojnë për ta shpëtuar vendin?!