Dy mjekë të mjekësisë ligjore të vendit tonë dhe një mjek ligjor rus kanë marrë pjesë në ekspertizën e 4 rusëve që u gjetën të pajetë mbrëmjen e së premtes në hotel “Gloria”.
Burime të sigurta nga Instituti i mjekësisë ligjore bëjnë me dije për “fax News”, se procesi i ekspertizës ka vijuar deri në orën 15:00. Instituti i mjekësisë ligjore nuk ka një përgjigje për shkakun e vdekjes, por ajo çka Fax News ka mësuar është që mjekët nuk kanë konstatuar as shenja dhune.
Gjithashtu sipas të dhënave paraprake viktimat nuk kanë shenja të përdorimit të lëndëve narkotike duke e përjashtuar mundësinë se rusët humbën jetën si pasojë e overdozës. Pas regjistrimit të kësaj ccështje për “vrasje”, edhe pse katër rusët humbën jetën në mënyrë të mistershme, pista më e mundshme është ajo e një vrasje pa gjurmë. Hetuesit kanë marrë në pyetje edhe 3 shtetas të tjerë rus dhe një ukrainase, që ishin pjesë e guidës së turistëve.
Ndërkohë, autoritetet i kanë kërkuar informacion dhe po bashkëpunojnë me homologët rus, për të mësuar më shumë mbi viktimat, aktivitetin e profesiinin e tyre, vecanërisht për dy burrat, ku autoritetet tregohen mjaft të rezervuar për këto të dhëna. Procedimi është regjistruar pa ndonjë emër konkret, ndërsa tani pritet përgjigja e ekspertizës finale mjekoligjore dhe analizave të tjera për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Hetimet do të kryhen për vrasje, por deri tani nuk ka asnjë emër konkret. Burime nga prokuroria, sqaruan për Fax News sqaruan se deri më tani nuk ka ndonjë person të dyshuar, ndërsa për shkak të veprës së regjistruar do të lejojë hetuesit të zhvillojnë veprime më të thelluara hetimore.