Nëse ndokush pyet se pse ne shqiptarët kemi marrëdhënie te veçanta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përgjigjja janë personalitetet si Colin Powell. Në këtë botë të madhe, shpeshherë të pasigurt për fatet e shteteve, kombi ynë ka gjetur përkrahje nga ky vend i madh dhe nga njerëzit e mëdhenj si Colin Powell, që në momente përcaktuese për ne, na kanë qëndruar pranë, në sfida që pa ta, do të ishin të pakapërcyeshme.
Ndaj, në këtë ditë të trishtë të ndarjes nga jeta të gjeneralit, ish-Sekretar i Shtetit të SHBA-ve dhe kryetarit të Udhëheqësve Ushtarakë, Colin Powell, ne nderojmë me respekt dhe mirënjohje figurën e tij, duke i shprehur ngushëllimet familjes, miqve, bashkëpunëtorëve të tij dhe popullit amerikan.
U prehtë në paqe!