Universiteti i Korçës shpërfill vendimin e qeverisë, i pranon studentët e pavaksinuar

Me pretekstin e autonomisë, edhe universiteti i Korçës ka lejuar që të gjithë studentët të paraqiten në auditore, raporton gazetarja e SYRI TV në Korçë.

“Dita e tretë sot që kjo autonomi është respektuar nga drejtues të universitetit duke mos i penalizuar studentët, ndryshe nga vendimi i Ministrisë së Arsimit, që kishte dy kushte: çdo student duhej të vaksinohej ose duhej të paraqiste  rapid testin negativ”, tha Xhomaqi.

“Numri i ulët i studentëve të vaksinuar edhe përgjatë javës së fushatës së vaksinimit në universitete nuk dha efekt pasi në dy qendrat e vaksinimit të ngritura në 2 fakultete u vaksinuan rreth 37 studentë. Frika e humbjes së këtij viti është ndjerë nga studentët e vitit të parë. Drejtues të universitetit nuk japin një shifër mbi numrin e studentëve të vaksinuar, ndërkohë sipas tyre do vijoje sensibilizimi i studentëve për t’i çuar drejt vaksinimit.

Në këtë universitet janë 3500 studentë të fakulteteve të ndryshme bachelor dhe master ku vaksina me detyrim nuk pranohet nga pjesa më e madhe e tyre, duke marrë koston e humbjes së këtij viti apo paraqitjen e rapid testit çdo javë”.

Artikulli paraprakShqipëria si Zimbabve dhe Taxhikistan/ Raporti: Grupet mafioze të lidhura me policë, gjyqtarë dhe prokurorë
Artikulli tjetërBardhi në Këshillin e Integrimit: 6 vjet pas reformës, drejtësia me zero rezultat për ndëshkimin e zyrtarëve të lartë