Kryetari i PD, Lulzim Basha u shpreh para gazetarëve se, Partia Demokratike ka depozituar zyrtarisht amendamentet në Kuvendin e Shqipërisë.
“PD ka depozituar zyrtarisht amendamentet në Kuvendin e Shqipërisë. Ashtu siç ju kam informua në nisje të këtij procesi këto tre amendamente janë për çështje garancie që do tu jepet shqiptarëve që zgjedhjet e ardhshme të mos jenë lukuni dhe areën presioni për qytetarët, për patronazhistët që bashkë me kreun e tyre i pret belaja. Amendamentet janë për të zhbërë këto ndryshime kushtetuese.
Ameandamenti tjetër ka të bëjë me katastrofën e përditshme që përjetojnë shqiptarët për shkak të asaj që progress raporti e konsideron nëj dështim, është reforma territoriale. Kemi kemi bërë regres. Që nga plherat edhe te uji i pijshëm, një pushtet i fokusuar tek 61 bajraktarë që vetëm në terma grabisin 100 mln euro më shumë se sa kushtonin punonjësit në bashki para 2013-s. Ka një vullnet që unë e kam prekur në çdo turmë për të patur pushtetin vendos afër qytetarëve”, deklaroi Basha.