Pagat e larta janë elementi më i fortë për rritjen e produktivitetit të ekonomisë shqiptare!

Nga Xhelal MZIU

Sipas Eurostat, nivel më i lartë i pagave rrit produktivitetin e punës. Pagat kanë efektin më të fortë në nivelin e produktivitetit të punës, ndërsa intensiteti i kapitalit është përcaktuesi i dytë më i rëndësishëm në produktivitet.

Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme rezultojnë mbi 35% më pak produktive sesa ndërmarrjet e mëdha për shkak të nivelit të ulët të pagave.

Produktiviteti i punës reflektohet në aftësinë e një ndërmarrje për të gjeneruar prodhim apo vlera të larta të prodhimit.

Ekonomia shqiptare është një ekonomi e vogël dhe kriza e saj rritet kur Qeveria nuk përdorë Indikator që ndikojnë në rritjen e produktivitetit të punës.

Por zhvillimi i një ekonomie të shtetit ose sektori privat, mund të pasqyrojë efikasitetin e forcës së punës, nëpërmjet rritjes së pagës së tyre.

Studiusit përdoren metodologjinë e Zyrës Statistikore të Bashkimit Europian, Eurostat dhe gjetën se në Shqipëri, produktiviteti udhëhiqet nga rritja e pagave.

Po çfarë në ndodh në Shqipëri!

Paga mesatare në Shqipëri është 69% më e ulët se mesataria e BE dhe më e ulëta në të gjithë rajonin, pas Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Bosnjës e Kosovës!

Sipas Eurostat,

Shqipëria ka sot mesataren e të ardhurave për frymë, sa 31% e mesatares së vendeve europiane!

Këto janë argumenta të mjaftueshëm për një qeveri të përgjegjshme, për ta nxjerrë ekonominë shqiptare nga kriza e thellë ekonomike që është futur, duke rritur pagat, duke nxitur punësimin, duke ulur taksat dhe duke i dhënë prioritet zhvillimit të ekonomisë prodhuese dhe uljes borxhit tregëtar!

Artikulli paraprakDhunohet kryebashkiaku i Ramës në Selenicë
Artikulli tjetërSolskjaer: Ronaldo? Shikoni ndeshjen kundër Atalantës