I kërkoi 12 mijë euro familjes së një të dënuari në Itali për ta ekstraduar, arrestohet avokati  

Avokati Lavdosh Shehu është arrestuar nga policia në kryeqytet, në zbatim të një urdhër-arresti ndaj tij miratuar nga Gjykata e Posacme me kërkesë të SPAK.

Ai akuzohet se i kërkoi 12 000 euro familjes së një të dënuari në Itali, duke premtuar ekstradimin nga shteti fqinjë përmes ndikimit te zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë. Sipas hetimeve, avokati i ka marrë 5.000 euro familjarëve të personit në fjalë.

“Janë grumbulluar prova që krijojnë dyshimin të arsyeshëm se shtetasi Lavdosh Shehu me profesion avokat, ka kërkuar një shumë prej 12.000 (dymbëdhjetë mijë) eurosh, nga familjarët e të dënuarit F.H., duke premtuar dhe siguruar se ka aftësinë për të ushtruar ndikim në funksionarë të Ministrisë së Drejtësisë, për kryerjen e ekstradimit të shtetasit F.H. nga shteti Italian, për të vuajtur dënimin në Shqipëri. Në vijim, personi nën hetim Lavdosh Shehu, ka arritur të marrë nga familjarët e të dënuarit F.H. një shumë prej 5.000 (pesë mijë) eurosh, pikërisht për realizimin e këtij ekstradimi. Kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 2020”, njofton SPAK.

Artikulli paraprakVrasja e anëtarit të Bandës së Lushnjes, çfarë filmuan kamerat e sigurisë…
Artikulli tjetërShqipëria rekord vdekjesh nga Covid-19, reagon Presidenti: Të ndërmerren masa sa më parë!