“Gjendja e rendit e pasigurtë”, Salianji: Krimi nuk ka frikë nga qeveria pasi janë ortakë në zgjedhje

Për fat të keq gjëndja e rendit publik degradon çdo ditë e më shumë! Askush nuk ndihet i sigurt për familjen, biznesin, fëmijët. Vrasjjet e tipit mafioz si ajo në mes të qytetit në Fier janë shtuar, tmerri i ngjarjes së Krujës vendos kujën për gjithçka i ka ndodhur familjes së një biznesmeni, tregon mungesë e çdo lloj frike nga shteti!

Qeveria i përdor keta llumra në zgjedhje dhe ata sot ndihen zotër të vendit që mund te prodhojne gjithçka përtej imagjinatës!

Qeveria jo vetëm është e paaftë të mbrojë jetën, pronën dhe rendin por reagimet e saj janë të vobekta duke i kaluar ngjarjet si normalitet

Qeveria duhet te mbaje pergjegjesi, krahas pasigurise social-ekonomike, shqiptaret sot nuk kanë as siguri publike!

Artikulli paraprakRama nuk firmosi në Egjipt asnjë marrëveshje në interes të fermerëve
Artikulli tjetërTabaku: Borxhi është barrë për shqiptarët dhe qokë për oligarkët. Si u përdorën 3,5 miliardë euro borxh?