Basha prezanton një tjetër grafik/ Shqipëria, midis Kazakistanit dhe Afganistanit për respektimin e ligjit. Qeveria e Ramës mbetet në klas si derri maç
Një tjetër faktor i matur nga “World Justice Project” është sa e respekton qeveria ligjin, sa fuqi kanë autoritetet audituese të kontrollojnë qeverinë, sa pavarësi ka gjyqësori, sa të pavarura janë mediat dhe nëse hetohen dhe dënohen zyrtarët e lartë që shkelin ligjin
Dhe këtu situata është edhe më e keqe se treguesi i mëparshëm.
Sepse nga 139 shtete, Shqipëria nën drejtimin e këtij regjimi, mban vendin e 109-të. E rrethuar nga Angola, Kazakistani, Afganistani dhe Mozambiku.
Prapë, i vetmi europian në listë, dhe megjithëse brenda një diapazoni afrikano-aziatik, qeveria Rama mbetet në klasë si derri maç.