Helmimet nga uji, banori: Hera e tretë që vijmë në spital që kur u bë Ujësjellësi i ri

Fëmijë, të rritur e të moshuar janë mes personave që janë paraqitur në urgjencën e Krujës me sipmtoma të helmimit. Dyshimet deri tani lidhen me konsumin e ujit të pijshëm.

“Kam të vjella, tani jam shtruar”.

“Kam dhimbje barku, bark dhe dhimbje koke. Po pres të bëj serumin, nga uji thonë. Nuk e di”.

“Sot u shtrova, kam dhimbje barku dhe të vjella. Nuk shkova në shkollë pasi nuk u ndjeva mirë”.

“Kam marrje mendsh, të vjella. Sot në mëngjes, tani sa erdha. E kam dhe me foto si ka dalë uji. Shiko sa i bukur është”.

Në tjetër banor që ka përfunduar familjarisht në spital e lidh këtë situatë me ujin e pijshëm të Ujesjellësit të ri.

“Kjo situatë ka qe kur ka filluar Ujësjellësi i ri. U bënë tre herë që vijmë në këtë spital për këtë problem. Jemi si familje këtu”.

Nga ana tjetër drejtoresha e spitalit tha se janë kapacitetet për të përballuar situatën edhe nëse do ketë shtim të fluksit.

“Edhe nëse shtohet fluksi kam kapacitetet në spital dhe materniteti është në dispozicion. Shërbimi nuk i ka munguar asnjë njeriu. Kjo situatë vazhdon nga e diela në mëngjes. Janë 300 persona që kanë marrë trajtim. Gjithë shërbimi është ofruar këtu”.

Artikulli paraprakSkandal! Zv/ministri i Energjitikës, Ilir Bejtja fyen të vdekurit në burgje për borxhet ndaj OSHEE
Artikulli tjetërPD dorëzon nismën për uljen e TVSH-së nga 20% në 6%, Tabaku: Nxisim rritjen e konsumit, ndihmojmë qytetarët