Mashtrimi i turpshëm i Prokurorisë me helmimin e ujit në Krujë

Prokuroria ka bërë një mashtrim te turpshëm dhe amatoresk në lidhje me helmimin e ujit në Krujë. Sipas tyre shkak janë bërë bagëtitë, ndërsa edhe femijët e dinë se kjo nuk ka lidhje me tubacionet e ujësjellësit. Prokuroria është vendosur këeshtu në shërbim të manipulimit të të vërtetës për të mbuluar aferën e pistë 5 milionë euro me ujësjellësin e ri të Krujës prej të cilit qytetarët e Krujës ose nuk janë furnizuar nga ky ujesjellës ose janë helmuar.
Njoftimi i prokurorisë:

Njoftimi i prokurorisë:

Në lidhje me ngjarjen e datës 25.10.2021, ku pranë Spitalit “Stefan Gjoni” të qytetit të Krujës janë paraqitur me shenja helmimi një numër i konsiderueshëm banorësh të këtij qyteti, duke qenë se kjo ngjarje paraqet interes për opinionin publik, bazuar në ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”

JU INFORMOJMË SE:

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Krujë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Shtetit, në lidhje me këtë ngjarje ka nisur kryesisht hetimet për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”me pasojë dëmtimin e shëndetit të personave, e parashikuar nga neni 201 pg. 3, i Kodit Penal.

Hetimet në lidhje me këtë ngjarje janë duke u kryer në drejtim të zbulimit të shkaqeve që kanë çuar në helmimin e banorëve, si dhe individualizimin e përgjegjësive penale për personat përgjegjës.

Për këtë qëllim,është urdhëruar kryerja e akteve të ekspertimit mjeko – ligjor për të përcaktuar se cili ka qenë shkaku i helmimit të banorëve. Janë duke u kryer hetime në drejtim të analizave fiziko-kimike dhe bakteriale të ujit të pijshëm që furnizon qytetin e Krujës, si dhe veprime të tjera hetimore për zbardhjen e të gjitha rrethanave në lidhje me këtë ngjarje.

Aktualisht jemi në pritje të përgjigjeve të akteve të ekspertimit si më sipër.

Artikulli paraprakPas helmimit nga uji, Kruja tre ditë pa ujë, reagon Kryetari i PD, Krujë
Artikulli tjetërBojkoti i përsëritur i PS, Alibeaj: Nuk duan që të thirret Edi Rama dëshmitar