Berisha: Helmimi masiv i qytetarëve të Krujës, vepër kriminale e ujësjellësit elektoral të narkoshtetit

Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar për helimin e banorëve të Krujës nga uji i pijshëm. Berisha shkruan në një postim në Facebook se, helmimi masiv i qytetarëve të Krujës është vepër kriminale e ujësjellësit elektoral të narkoshtetit.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Te dashur miq, prej tre ditesh qindra e qindra banore te qytetit te Krujes u helmuan nga nga uji i ujesellesit elektoral te Edvin Kristaq Rames te inauguruar ne kulmin e fushates elektorale.

Qindra prej tyre mjekohen ne shtepi per mungese shtreterish ne spital. Gjer tani shkaku real i helmimit mbahet sekret nga narkoshteti vetem e vetem per te mos vene gishtin mbi ujesjellesin elektoral te Edvinit. Duke ju uruar sherim te shpejte dhe te plote te gjithe qytetareve te Krujes i bej thirrje OBSH te ndermarre nje hetim te pavarur per shkaqet e verteta te ketij akti kriminal te narkoshtetit dhe kreut te tij te meduzes. sb

Artikulli paraprakBasha i përgjigjet Ramës: Jam këtu për të qarë hallet e shqiptarëve!
Artikulli tjetërBasha: Merrni borxh për të larë borxhin. Punësimet elektorale, 117 milionë euro më shumë për pagat e patronazhistëve