Raporti ndëshkon Ramën për transparencën dhe ligjet

Transaparenca e ligjeve dhe vendimeve të qeverisë dhe mospërfshirja e publikut në vendim-marrje kanë përkeqësuar gjendjen e zbatimit të ligjit në Shqipëri për vitin 2016. Ky është përfundimi i raportit të  Indeksit të Zbatimit të Ligjit. Indeksi është më i vlerësuari në botë në fushën e zbatimit të ligjit dhe hartohet çdo vit nga Projekti i Drejtësisë Botërore (World Justice Project) organizatë e pavarur amerikane.
Sipas raportit, Shqipëria në krahasim me vitin 2015, ka rënë me 9 pozicione, duke u renditur në vend të 72 nga 113 vende.
Publikimi i ligjeve dhe të dhënave të qeverisë, e drejta për informim, pjesëmarrja e qytetarëve në vendimarrje, dhe mekanizmat e ankimimit të qytetarëve janë përkeqësuar në krahasim me 2015.
Shqipëria, Turqia dhe Rusia janë të vetmet vende të Europës Lindore – Qendrore, të cilat kanë pësuar rënie në krahasim me 2015.
Turqia është vendi, i cili renditet më keq në 2016, e ndjekur nga Rusia, Uzbekistani, Kyrgystani dhe Ukraina.
Çekia dhe Estonia janë të vetmet vende të Europës Lindore, të cilat renditen në 20 vendet e para në raport.
Vendet e Europës Perëndimore dhe Amerikës Veriore renditen në 10 vendet e para të raportit. Danimarka dhe Norvegjia renditen në vendet e para përkatësisht në vendin e parë dhe të dytë.
Raporti vlerëson zbatimin e ligjit, e të drejtave themelore të njeriut, e rendit dhe sigurisë, uljen e korrupsionit, kufizimin e pushtetit të qeverisë, transparencën e qeverisë, përfshirja e qytetarëve në vendimmarrje, drejtësinë civile dhe penale.

Artikulli paraprakÇani: Kemi shanse drejt Botërorit
Artikulli tjetërProcedura e re për biletat në Elbasan