Shpenzimet e luksit për Edi Rilindjen rriten ndjeshëm, plot 52 milionë Euro!

Nga Xhelal MZIU

Shpenzimet e luksit në progres!
Shpenzimet e Luksit për Edi Rilindjen rriten ndjeshëm, plotë 52 milione Euro!
Investimet publike në bujqësi, arsim e shëndetësi, ulen plotë 58 milione Euro!

Qytetarët e vuajnë pandeminë, tërmetin dhe krizen energjitike dhe për buxhetin e 2022 !
Por për Edi Ramën dhe suitën e tij, viti 2022 do të jetë vit luksi, pavaresisht “termetit”, “pandemise” apo “krizës energjitike”!
Në projekt buxhetin e vitit 2022 shpenzimet për ndërtime, rikonstruksione godinash e zyrash, mobilime e pajisje kompjuterike dhe makina, ka planifikuar mbi 6.3 miliardë lekë ose (52 mln euro)!

Investimet publike në kolaps!
Shpenzimet kapitale ose investimet publike për vitin 2022 do të jenë më të ulëta se viti aktual plotë 58 mln euro me pak (- 10%).
Nga të dhënat del që janë cënuar investimet në Bujqësi, arsim profesional, shëndetësi, sport dhe rininë.

Iinvestimet publike të cënuara sipas programit buxhetor:
Infrastruktura kullimit e ujitjes: -16 mln euro (-667%)!
Zhvillimi rural: -2.7 mln euro (-9%)!
Transporti rrugor: -74 mln euro (-30%)!
Arsimi i mesem profesional: -1.8 mln euro (-23%)!
Zhvillimi i sportit dhe rinise: -0.9 mln euro (-28%)!
Sherbimi i kujdesit paresor: -1.3 mln euro (-35%)!
Sherbimi i kujdesit dytesor: -5.1 mln euro (-21%)!
Administrimi i pyjeve: -0.8 mln euro (-56%)!
Infrastruktura vendore rajonale: -3.2 mln euro (-13%)!

Kësaj qeverie nuk i mjafton korrupsioni, rritja e taksave e tatimeve, por rrit luksin e saj, duke ulur investimet publike për qytetarët!

Artikulli paraprakDeputetja Açka: PS e ka Berishën makth!
Artikulli tjetërCentralizimi i pushtetit, Jorida Tabaku: Rama shpik agjenci të reja për interesa klienteliste dhe korruptive