Vendoset në Patos shtatorja e shkencëtarit, gjeologut të shquar të naftës, Koço Plaku

Nga Bujar LESKAJ

Sot në qytetin e naftës, Patos u vendos shtatorja e shkencëtarit, gjeologut më të shquar shqiptar të naftës, heroit Koço Plaku. Koço Plaku rikthehet denjësisht në qytetin e Patosit nga i cili diktatura e Enver Hoxhës e ndau në pranverë të vitit 1975 dhe mbas një vit e tre muaj hetuesie torturash dhe shantazhesh ndaj të cilave ai kurrë nuk u përkul i jep dënimin kapital, duke e pushkatuar nê qershor të vitit 1976.

Shkencêtari me karakter të fortê kurrë nuk u perkul, madje dhe pêrballê togês së pushkatimit e priti ekzekutimin duke kênduar, i bindur se vetëm tê mira i kishte sjellë vendit dhe me shpresën se një ditë e vërteta do tê mësohej. Gjeologu Koço Plaku përgjatë karrierës profesionale kishte idhull gjeologun polak, të madhin Stanislav Zyber, tê cilin diktatura e kishte ekzekutuar në vitin 1947. Koço Plaku u lind në vitin 1929 nê Hoçisht të Korçës dhe punoi ne Vlorê, Patos e Fier.

20 vitet e punës së gjeologut të shquar Koço Plakut në naftë cilësohen vitet frytdhënëse në zbulimin dhe nxjerrjen e naftës. Firmën e tij mbajnë sot të gjithë vendburimet e naftës. Ai zbuloi zonën e Visokës, Gorishtin, Cakranin, Divjakën, Delvinën etj. Duke konfirmuar tezën e tij gjeologjike se dhe nën shtresat gëlqerore ekzistojnë shtresa pafunde me naftë dhe gaz pasi më përpara nafta ishte prodhuar vetëm ne zona ranore. Në kohën e Koco Plakut u regjistruan vitet rekord nê prodhimin vendas tê naftës. E njohur kjo si pranvera e artë e naftës shqipëtare. Koco si një gjeolog i kompletuar projektoi me dhjetëra zbulime dhe kërkime shkencore duke mbetur deri mê sot si idhull i fushës gjeologjike të naftës. Shumë gjeologê pasardhës ruajtën dhe ndoqën studimet e Koço Plakut.

Rikthimi dinjitoz i shtatores së Koço Plakut në Patos nê vijim tê akademive perkujtimore të organizuara për të mbas viteve 90 duhet të na shêrbej për të thelluar kujtesën dhe për të vazhduar nderimin e kêsaj figure të madhe te shkencës shqiptare dhe qëndrestarit të paepur, të papërulur ndaj diktaturës komuniste Koco Plaku duke e nderuar me titullin e lartë Qytetar Nderi në qytetet e vendit ku industria e naftës vazhdon të zhvillohet mbështetur në studimet e tij dhe Stanislav Zyberit si dhe nderimin më tê lartê të cilin ai e meriton nga Presidenti i Republikës me dekoratën e lartë Nderi Kombit.

Këtë postim të shkurtër dua ta mbyll me vlerësimin e mikut tim, inxhinierit gjeolog (i ndarë nga kjo jetë 4 vite më parë) Nuredin Skrapari (20 vite burg) i cili e vlerësonte Koco Plakun si një gjigand të gjeologjisë dhe zbulimit të naftës në vend dhe e nominonte Koço Plakun si kryevlera e naftës shqiptare. Sot ne përkulemi me respekt dhe mirënjohje për ata që i dhanë atdheut arin e zi, me studimet dhe punën e tyre i dhanë ekonomis së vendit miljona e miljona dollar naftê apo gaz. U burgosën, u vranë por nuk u gjunjëzuan! Duke filluar nga i madhi Stanislav Zyber, inxhinier Riza Fejzi Alizoti, Koço Plaku e Milto Gjikopulli të pushkatuar nga diktatura ( në vitet 1947 dhe 1976) për të vazhduar me bashkëvuajtesit e gjeologut Plaku: Nuredin Skrapari, Filip Nashi, Beqir Aliaj, Protoko Murati, Jani Konomi, Dhimitër Stefa (të dënuar në mesin e viteve 70) dhe me të tjerët të dënuar në mesin e viteve 80.

I paharruar Profesor Koço Plaku!

Në fotot bashkëngjitur këtij postimi është përmendorja e vendosur në 30 Tetor 2021 në Patos, (vepër e skulptorit të talentuar Ardian Pepa) me zotin Jovan Plaku, djalin e heroit Koço Plaku si dhe disa foto nga gjygji i vitit 1976.

2 23

4 4

3 16

1 33

Artikulli paraprakVokshi me gratë në Durrës: Nëse shëndeti i gruas nuk është i mirë, e gjithë familja nuk është e shëndetshme
Artikulli tjetërNdahet nga jeta Xhelal Basha, babai i kryetarit të PD