Është ndarë nga jeta Xhelal Basha, babai i kryetarit të Partisë Demokratike.
Xhelal Basha ka humbur betejën pas një sëmundje të rëndë. Sot, babai i kreut të Partisë Demokratike, ka mbyllur sytë në moshën 85-vjeçare, në shtëpinë e tij.
Xhelal Basha kishte qëndruar për një kohë të gjatë në spital, por nuk arriti ta mposhtë sëmundjen e rëndë, e cila fatkeqësisht sot i mori jetën.
Gazeta RD i shpreh ngushëllime kryetarit Basha dhe familjarëve të tij! Zoti u dhëntë forcë që ta përballojnë këtë gjendje të vështirë nga humbja e njeriut të tyre të dashur!