Rusi, arrestohen pjesëtarët e dyshuar të një grupi islamik

Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) thotë se i ka arrestuar disa pjesëtarë të dyshuar të organizatës islamike të ndaluar, Hizb ut-Tahrir, në qytetin Shën Petërsburg.
FSB tha se të dyshuarit, numri i saktë i të cilëve nuk është publikuar, janë arrestuar dje.
Prej vitit 2014, FSB-ja i ka arrestuar 9 anëtarë të tjerë të këtij grupi, ndërsa 7 prej tyre janë dënuar me burg për disa vite.
Hizb ut-Tahrir është një organizatë globale me seli në Londër, që synon bashkimin e të gjitha vendeve myslimane në një kalifat islamik.
Gjykata Supreme e Rusisë e ka ndaluar veprimtarinë e kësaj organizate në vitin 2013, ndërsa mbështetësit e saj i cilëson si “ekstremistë”.
Anëtarët e grupit, Hizb ut-Tahrir, insistojnë se kjo organizatë është paqësore.

Artikulli paraprakShifra rekord të votuesve
Artikulli tjetërParatë që financojnë terrorizmin