Bardhi: Marrja si i pandehur i uzurpuesit të Bashkisë është një akt i mirëpritur drejt pastrimit të politikës

REAGIM I SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD, GAZMENT BARDHI

Marrja si i pandehur i uzurpuesit ilegjitim të Bashkisë së Mallakastrës është një akt i mirëpritur drejt pastrimit të politikës. Me kallëzimin tonë në SPAK, pasi treguam me dokumenta se mandati i tij ishte i paligjshëm, PD bëri vetëm detyrën ndaj qytetarëve. Ne i qendrojmë bindjes sonë se mund të ecim përpara drejt zhvillimit pa politikanë të korruptuar e të lidhur me krimin.

Të zgjedhurit në parlament, në qeveri dhe në bashki duhet të jenë shërbëtorë vetëm të interesave të qytetarëve. Edi Rama futi në politikë modelin e politikanit gangster, që rri në pushtet në aleancë me krimin. Ky model duhet zhbërë përmes vetingut në politikë. Shqiptarët meritojnë të qeverisen nga politikanë me integritet.
#vettingnëpolitikë

1 1

Artikulli paraprakKryebashkiaku i Ramës dërgohet për gjykim nga SPAK
Artikulli tjetërRritet sërish çmimi i naftës