Banorët e rrugës “5 Maji” sërish në protestë: Do të mbrojmë shtëpitë tona. Ata po i bëjnë fshehurazi…

Banorët e rrugës “5 maji” në Tiranë, kanë dalë sërish në protestë sot, kundër vendimit të bashkisë për tu shembur banesat. Për netë të tëra, banorët kanë ndenjur zgjuar, pasi kanë i frikësohen fadromave të IKMT-se për shembjen e banesave.

Ata shprehen për mediat se, nuk kanë marrë asnjë njoftim zyrtar nga institucione përkatëse dhe se nuk do lejojnë shembjen e banesave, nëse nuk u jepet zgjidhja për strehim.

“Ne nuk na është dhënë asnjë njoftim zyrtar që ti do shpërblehesh, apo do marrësh shpërblim këtë pronë. Ligji e përcakton qartë që brenda 30 ditëve unë kam të drejtë të ankohem në gjykatë, nëse kam marrë njoftimin. Por gjykata nuk na e pranon ankimin sepse ne nuk kemi marfrë njoftim. Nuk ka ardhur as Bashkia asnjë njeri, vetëm kanë njoftuar vendimin në internet dhe e kanë mbyll VKM-në”, tha një banor.

Ata thonë se janë njohur me vendimin e shembjes së banesave tyre vetëm nëprmjet medieve dhe internetit dhe se nuk kanë pasur asnjë komunikim të drejtpërdrejt me pushtetin vendor dhe lokal.

Për ketet arsye ata  kërkojnë nga Bashkia bisedime dha dakordësi në lidhje me kompensimet përkatëse.

Ata kërkojnë mbështeje nga Bashkia, pasi nuk kanë ku të stresohen.

“I vetmi kontakt me pushtetin vendor dhe lokal kanë qenë nëpërmjet medieve. Jemi të gatshëm të autorizojmë 5 veta përfaqësi që të bisedojnë me ministrinë, pushtetin. Ata po i bëjnë fshehurazi. Komunikimi i vetëm është fadroma. Do ketë shumë më tepër përplasje. Do denoncoj policinë e shtetit, Bashkinë, IKMT. Do mbroj shtëpinë time. Shtëpinë time kam të drejtë ta mbrojë”, u shpreh një tjetër banor.

Artikulli paraprakSuperskandali me Unazën/ Në 2 muaj u shtuan 5 milionë euro për Lotin 1, zbardhet skema e zhvatjes nga Balluku-Berberi
Artikulli tjetër“Neptune Spear”, dita kur Shtetet e Bashkuara vranë Bin Laden