I gjetur pas një dekade kërkimesh, më 2 maj 2011 presidenti amerikan Barack Obama njofton në direkte televizive botërore se terroristi saudit Usama Bin Laden më së fundi është vrarë në një blic të forcave speciale amerikane në Pakistan. Fshihej në një shtëpi në Abbottabbad, në afërsi të Islamabadit. Ndërmarrja për ta kapur është bërë e mundur falë një përzierje inteligjence dhe fati.
Në gushtin e 2010 Leon Panetta, atëbotë kreu i CIA, i raporton presidentit Obama se ndjesorët e agjencisë, me një marzh të mirë sigurie, kanë individualizuar një korrier të bin Laden: bëhej fjalë për një rreth 30 vjeçar të quajtur Abu Ahmed Al Kuwaiti. Është fillimi i fundit për Usama dhe pika më e lartë e presidencës Obama. Operacioni, i quajtur «Neptune Spear», fillon shumë keq: ata që marrin pjesë në të janë 45 sulmues të Navy Seal, të ndarë në 2 helikopterë sulmues Black Hawk dhe 2 Chinook transportues. Black Hawk i parë do të ulet shumë keq mbi shtëpinë në Abbottabad dhe, në vend që të pozicionohet mbo taracën e vilës ku ndodhet lideri qaedist, përfundon për të rënë mbi një kotec pulash brenda murit rrethues të ndërtesës. 12 trupat Seal arrijnë të dalin të padëmtuar nga helikopteri, që ndërkohë është mbështetur në tokë duke u përthyer me 45 gradë.
Bëjnë rrugë kështu drejt banesës, duke hedhur në erë me ngarkesa eksplozive dyer dhe porta që u dalin përpara. Në shtëpinë e rojes, korrieri Al Kuwaiti jeton me të shoqen dhe fëmijët. Ndjen zhurma dhe rrok armën, por sapo del jashtë paloset nga një breshlri automatiku. I njëjti fat brenda godinës kryesore i takon të vëllait Abrar, gruas së tij dhe Khalidit, djalit të bin Laden. Ndërkohë brenda perimetrit është ulur edhe ekipi i Black Hawk të dytë, që me ndihmën e përkthyesit dhe të qenit, mban larg kureshtarët e shumtë që fillojnë të mblidhen rretj vendit të blicit, të alarmuar nga zhurmat dhe nga shpërthimet. 12 trupat Seal e skuadrës së parë tashmë ndodhen brenda.
Sipas rindërtimit të ngjarjes të bërë nga Amali, gruaja e katërt e bin Ladenit, në atë moment terroristi është i veshur me pizhama. Familja e tij është zgjuar prej zhurmës së shkaktuar nga helikopteri që është rrëzuar, duke tundur themelet e vilës. «Po vijnë amerikanët», i thotë bin Laden së shoqes, i dorëzuar fatit të tij. Terroristi nuk bën asgj për t’u mbrojtur. Bile ja kalon AK-47 të birit Khalid dhe më pas thotë: «Është mua që më kërkojnë, jo ju». Ndërkaq e urdhëron Khalid që të zbresë në katet e mëposhtme dhe të ndeshet me trupat Seal. Është dënimi me vdekje i tij, plumbat e kapin tek shkallët. E shoqja Amal dhe djali më i vogël Hussein qëndrojnë në dhomën e gjumit bashkë me Usama.
Do të jetë Robert O’Neill, sulmues i Team Six, ai që do të hyjë i pari në dhomën e terroristit. Amal futet midis tij e të shoqit dhe kërkon ta sulmojë marinsin, por merr një plumb në këmbë. Kështu O’Neill gjendet përballë figurës së pangatërrueshme të Usama Bin Laden. E thërret në emër, por burri nuk i përgjigjet. Pa hezituar, e thek me një goditje në gjoks, pasuar nga një tjetër në kokë: «Askush nuk donte robër», do të konfirmojë marinsi më pas.
Në total, i gjithë operacioni zgjat 25 minuta. Pasi kanë grumbulluar në shtëpi dokumenta, CD, DVD dh kompjuterë që përmbajnë informacione të dobishme në luftën kundër al Qaeda, trupat Seal shkatërrojnë hekliopterin e rënë mbi kotec dhe, duke e futur kufomën e «armikut publik numër një» në një body bag të zi, kthehen në bazën e Jalalabad. Ndërkohë, mijëra kilometra larg, në «situation room» presidenti Obama dhe këshilltarët e tij marrin mesazhin e koduar të mëposhtëm: «Geronimo E.K.I.A.». Operacioni ka përfunduar pozitivisht. Faktikisht, Geronimo është emri i koduar i bin Laden, ndërsa E.K.I.A. është akronimi i «Enemy Killed In Action», armiku është vrarë në aksion. Mission accomplished.
Ky version, i filtruar me një bollëk të pazakontë detajesh operative, ka ngjallur në kohë disa dyshime. Kohëzgjatja e inkursionit; helikopteri që rrëezohet, pa të plagosur; ushtarakët pakistanezë me qëndrim në Akademi, vetëm 1 kilometër larg nga Kukal Road, që betohen se nuk kanë dëgjuar asgjë. Këto dhe detaje të tjera, si fakti që një super i kërkuar me një shpërblim prej 25 milion dollarësh mbi kokën e tij mund t’ia besojë sigurinë e tij vetëm dy korrierëve dhe të birit, ngrenë jo pak dyshime. Faktikisht duhet kujtuar se konteksti në të cilin jeton dhe fshihet Usama në atë moment është shumë ndryshe nga ai i Al Baghdadi. Ndërsa i pari ka vdekur prej 10 vitesh dhe gëzon famë, para dhe një rrjet ndërkombëtar besimi dhe bashkëpunimesh për t’ju pasur zili në një vend «mik» si Pakistani, kurse i dyti operon në një kontekst lufte, pa para dhe pa kopertura, i ndjekur ditë e natë prej të paktën pesë fuqishë të huaja.
Gjithësesi, nëse nga njëra anë burimet e Pentagonit nuk kanë pranuar kurrë në mënyrë eksplicite humbje në Abbottabad, por e kanë tërhequr vëmendjen mbi një tjetër «incident» që ka përfshirë Navy Seal e Team Six, pak javë më pas. Natën e 6 gushtit, 60 milje larg nga kryeqyteti afganas Kabul, në distriktin Wardak Sayad Abad një helikopter Chinook hidhet në sulm ndaj një shtëpie plot me luftëtarë talibanë të armatosur. Helikopteri rrëzohet nga një taliban me një granatahedhëse RPG. Në këtë ngjarje humbasin jetën 30 ushtarakë amerikanë, 7 ushtarë afganas dhe 1 përkthyes. Njëri prej amerikanëve vdes me qenin që Team Six mbante me vete; prej të tjerëve, 7 qenë pilotë dhe anëtarë ekuipazhi, ndërsa 22 qenë Navy Seal, 16 prej të cilëve anëtarë të Team Six, atij që sulmoi bin Laden.
Kjo rrethanë, të paktën po t’i përmbahesh versionit zyrtar, nuk qëndron: parasëgjithash, përdorimi i një helikopteri tejet të ngadaltë dhe vulnerabël për këto lloj misionesh sulmuese. Në blicin e Abbottabadit, forcat Seal kanë përdorur helikopterët Black Hawk, më të shpejtë dhe më pa zhurmë se Chinook, jo rastësisht të përdorur si mbështetje e furnizim dhe për këtë të mbajtur jashtë perimetrit operativ. Ndërsa Chinook i rrëzuar më 6 gusht ishte praktikisht «plot» me komando, në shkelje të hapur me normat e sigurisë në fuqi pranë të gjitha Forcave Speciale, që përcaktojnë të ndahen këtë resurse njerëzore dhe profesionale të çmuara në më shumë mjete transporti, pikërisht për të shmangur një sasi relativisht të lartë në një incident të vetëm. Kurse në Abbotabad forcat Seal qenë të ndara siç duhej: 12 në një Black Hawk dhe 10 në tjetrin. Por, përtej këtyre informacioneve, e dhëna është një e vetme. Në majin e 2011 sapo një farë e së keqes është zhdukur nga terreni, menjëherë është shfaqur një tjetër. E quajtur Abu Bakr Al Baghdadi.
(nga libri “I semi del male” i Stefano Piazza dhe Luciano Tirinnanzzi)
Përgatiti
ARMIN TIRANA