Ish-Kryeministri Sali Berisha ka denoncuar prokurorin Alfred Shehu se mashtroi publikisht për ngjarjen e Elbasanit ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.
Prokurori i Elbasanit do të shprehej për mediat atëherë se në automjetin që u bë shkaktar për ngjarjen e rëndë nuk u gjetën materiale zgjedhore, por që më vonë pohoi të kundërtën.
Postimi ish-Kryeministrit Berisha
Prokurori mashtrues Alfred Shehu që deklaroi para gazetarëve se në makinën e kriminelit në Elbasan nuk u gjetën materiale zgjedhore dhe që më vonë thotë të kundërtën, kandidat për anëtar në SPAK-un e partisë! Rroftë narkodrejtësia e narkopartisë. sb