Mashtrimi me Eurobondin, Tabaku: Qeveria po kërkon 200 milionë euro të tjera borxh, Partia Demokratike kundër

QËNDRIMI I N/KRYETARES SË PD, JORIDA TABAKU NË KOMISIONIN E EKONOMISË

Ne kemi një rend dite për të cilën jemi njoftuar. Dhe nuk ka asnjë pikë të dytë në rendin e ditës. Kemi rënë dakord bashkërisht për një kalendar dhe sot është i ftuar Kuvernatori i Bankës së Shqipërisë për të diskutuar mbi opinionin e tij për buxhetin e vitit 2022.

Akti normativ që ju sapo përmëndët i cili është për disa ndryshime për buxhetin e vitit 2021 të ndryshuar dhe në mënyrë specifike lidhet me shtesën për Eurobondin nga 500 milion euro në 700 milion euro. Për ne së pari është mungesë profesionalizmi. Është një shkelje e rregullores së Parlamentit dhe është një mungesë serioziteti nga ana e Ministrisë së Financave.

Kur u diskutua këtu Eurobondi, në mënyrë specifike e pyetëm këtu Ministren e Financave se sa do të jetë vlera e Eurobondit.

Nga 500 deri në 700 është lojë kungulleshkash i thamë. Kanë përdorur pikërisht këto fjalë. Nga 500 deri në 700 ne nuk kemi miratuar ndonjëherë dokument. Nuk kam parë ndonjëherë përfaqësues të qeverisë shqiptare, që të vijnë dhe të thonë, do kemi Eurobond, nga kjo vlerë deri në këtë vlerë. Përcaktojeni. U përcaktua dhe miratuam një dokument. E miratoi Kuvendi, kaluam një Eurobond. Para tre ditësh e pyeta Ministren e Financave, sa është vlera e mbështetjes për sektorin e energjisë? Ministrja e Financave më tha, kemi miratuar 80 milionë euro. I thash se Kryeministri është angazhuar për 200 milion euro kredi sovrane. Ku e ke? Është i mjaftueshëm më tha, dhe po citoj fjalët e ministres. Është i mjaftueshëm dhe specialistët e sektorit kanë bërë një analizë, tha ministrja, dhe nuk duhet më shumë se kaq.

Sot pas dy ditësh na sjellin këtë dokument. Është mungesë serioziteti, mungesë profesionalizmi dhe arrogancë jashtëzakonisht e tepruar. Nuk mund të vijë një përfaqësues i shtetit këtu dhe të thotë të pavërteta përfaqëasuesve të zgjedhur me votë.

z. Shalsi që kjo të diskutohet tani. Duhet ta lexojmë të gjithë, të përgatitemi, të shikojmë impaktin që kjo do të ketë. Të shohim përse përfaqësuesit e shtetit shqiptar erdhën këtu për një javë me rradhë dhe nuk treguan të vërtetën dhe pastaj të diskutonim me zv/kryetarin e Komisionit se kur kjo mund të përfshihet në axhendë.

Sot nuk e përfshijmë dot në axhendë. Sipas rregullores duhej të ishim njoftuar 48 orë përpara, për përfshirjen e saj në axhendë dhe ne duhej të ishim përgatitur për ta diskutuar atë.

Ndërhyrja e dytë…

Nuk doja që ta bëja këtë diskutim sepse sot kemi një rend tjetër dite dhe kemi ardhur të gjithë të dëgjojmë Guvernatorin.

Përsa i përket arrogancës e kam provuar vetë në kurriz, e provova dje në seancë e provoj çdo ditë në komisione, besoj pas 9 vitesh në Parlament më lejohet që ta them. Ministren e Financave e pyeta tre ditë më parë se përse garancia sovrane për sektorin e energjisë është 80 milionë euro. Ministrja e Financave tha, janë mbledhur ekspertët e sektorit dhe kanë vendosur dhe gjykuar se kaq është nevoja. Ndërkohë që ka ardhur një akt normativ në Parlament ku thotë se nuk është kaq nevoja. Ndërkohë që këtu shkruhet se ka nevojë për më shumë garanci sovrane. E pyeta dhe i thash, a jeni e sigurt sepse kryeministri tre javë më parë doli dhe deklaroi se do të jenë 200 milionë. Jam shumë e sigurt tha, eskpertët, transparenca… Për konsistencë mendimi dhe për qëndrueshmëri edhe të propozimeve nga ana e qeverisë por edhe të qëndrimeve nga ana jonë. Unë besoj se me forcën e votave ju mund ta ndryshoni rendin e ditës. Kur iu referova rregullores, iu referova faktit që i gjithë kalendari për dikutimin e buxhetit është rëndë dakord nga ju dhe zv/kryetares, akti është dorëzuar në 27.10.2021 dhe urgjenca për ta përfshirë sot në kalendar, unë nuk e shoh. Është e nevojshme që ta lexojmë me qetësi. Unë tani e mora përpara këtë akt. Është e nevojshme ta lexojmë me qetësi dhe ta dikutojmë duke mbajtur të njëjtin parim që kemi mbajtur për kalendarin e buxhetit deri më sot. Siç është diskutuar bashkërisht kalendari dhe kanë kontribuar të gjithë.

Artikulli paraprakMedia gjermane: A po e tradhëton Edi Rama Kosovën?
Artikulli tjetërRaporti i DASH, reagon Leskaj: Sekti Rama po shkel të drejtat themelore të njeriut