Berisha paralajmëron Ramën: Do përgjigjesh deri më një për terrorin ndaj demokratëve

Ish-kryeministri Sali Berisha, nga Lushnja ku po zhvillon “Foltoren” me demokratët u shpreh se, qytetarët nuk do ta pranojnë më diktaturën e krimit dhe korrupsionit, siç e quajti qeverinë “Rama”.

Berisha paralajmëroi Ramën se do të përgjigjet deri më një për terrorin ndaj demokratëve. Berisha tha se, qeveria Rama do të përmbyset.

“Foltorja do ta kthejë PD-në në një forcë vigane të lirisë, deokracisë dhe fitores. Kohërat janë kritike., por secili prej jush që na mbëeshtet ne, po shkruajnë me duart e tyre një kapitull të ri në historinë e Shqipërisë. Po hapin një faqe të re në historinë e demokracisë. Sistemet demokratike janë delikate. Historia që ato kanë njohur vendnumëro dhe prapaktheu. Mjerisht nga demokracisë fragjile kanë lindur edhe diktaturat. Kjo është e vërteta e historisë, por këtë të vërtetë e shohim ne në kurriz. Në Shqipëri u ngrit një diktaturë e bazuar mbi krimin, drogën dhe korrupsionin. Bazohet në vjedhjen e votës, varfërimin e qytetarëve, largimin e tyre masivisht nga Shqipëria.

Ky narkoshtet apo diktaturë e bazuar mbi krimin, drogën dhe korrupsionin, jo vetëm ka shkelmuar votën tuaj por ia doli në këto 8 vite të rrëmbejë të gjitha pushtet. Dhe të shndërrojë partinë e martirëve të lirisë, PD-në, partinë që përmbysi diktaturën komuniste ta shndërrojë siç do më thoshte dje në një mesazh të saj, një zonjë e nderuar, një sekretare e një dege të Tiranës, në një ministri të narkoqeverisë së Edi Ramës. Por ne jemi këtu për t’u zotuar se këtë nuk e pranojmë kurrë dhe së bashku me këtë ne do të përmbysim Edi Ramën”, u shpreh Berisha.

Berisha sulmoi kryeministrin Edi Rama për Eurobondin. Sipas tij, borxhi publik pritet të arrijë në rreth 100%. Ai tha se borxhin që merr qeveria e paguajnë qytetarët me taksa dhe tatime.

“Sa është sot borxhi? Borxhi është sot rreth 100%. De facto çatia nga momenti në moment mund të na bjerë në kokë. Borxhi si për individin edhe për shtetin është njësoj. Kur njeriu merr një borxh, e merr me qëllimin që të ndërtojë diçka dhe të paguajë borxhin. Ndërsa borxhin e shtetit e merr qeveria dhe e paguani ju. I paguani ju me taksa dhe tatime. Nga 2005-2013 borxhi publik i tëri është i qytetarëve. U rrit me 4%. Po cfarë u bë me këto para? U dyfishuan rrogat dhe pensionet, u ndërtuan rrugë, shkolla dhe kopshte etj. Pra Shqipëria u bë krejt tjetër. Këta ministrja ky kryeministër këta vjedhin edhe në gjumë duke fjetur sepse i kanë ndërtuar mekanizmat”, tha Berisha.

Berisha e konsideroi qeverisjen e kryeministrit Rama si regjimin më të keq në histori, pas asaj të Enver Hoxhës.

“Lushnja, Shqipëria përballet sot me regjimin më të keq në histori pas atij të Enver Hoxhës. Me regjimin që varfëroi shqiptarët. Në kundërshtim flagrant me ligjin e demokracisë, i cili ka si rregull prosperitetin në rritje. Në këto 8 vite shqiptarët marrin 30% më pak seç merrnin në 2013. Ata sot janë më të keq paguar në Ballkan dhe Evropë. Ndërkohë që 8 vite me parë qëndronin më lart. Në këto 8 vite pagesa juaj për shëndetin është rritur me 40% krahasuar me 8 vite më parë, pa cka se u premtua shëndetësia falas. Në këto 8 vite, veçanërisht këtë vit kafshata e shqiptarëve, edhe ashtu sic ishte, ishte 80 herë më e kushtueshme, u rrit përsëri me 10-15%”, tha Berisha.

Berisha akuzoi edhe mafien e plehrave siç i quajti ai impiantet e inceneratorëve, ndërsa Shqipëria është mbuluar nga plehrat.

480 mln euro tha Berisha janë paguar për inceneratorët. Ndërsa shtoi se qeveritarët dhe ministrat jnë në garë si të vjedhin.

“Tani na del Muzeu sekret i ‘Ndrikull Piramidës’. Na qenka në Bërzhitë një Muze 6 mnln euro për ushtrinë. Një garë e çmendur e shfrenuar se si të vjedhin. Merrni 480 mln euro djegësat, ku është djegësi i Fierit. Plehrat i dogjën duke helmuar qytetarët e Fierit dhe Myzeqesë. Ku është djegësi i Tiranës? Shqipëria mbytet nga plehrat sepse mafia e plehrave i ka shndërruar ato në miniera floriri për t’u pasuruar në kurrizin tuaj”, tha Berisha.

2 5

1 6

Artikulli paraprakRitmet më të larta të dekadës! Mziu: Kostot vjetore të shërbimit të borxhit u rritën mbi 13%
Artikulli tjetër“Do hapim akademi për barinj”, deputeti Korreshi ironizon ministren: O Zot, ku ka shkuar kjo botë!