Nga Luçiano BOÇI
TË SHPËTOJMË ARSIMIN
Rastet e dhunës e ngacmimeve seksuale, ku përfshihen drejtues institucionesh arsimore e punonjës, nuk janë rastësi.
Ato janë dëshmi e devijimit dhe rrënimit të një sistemi të tërë tashmë të kalbur.
Ky sistem duhet riformatuar.
Edukimi brenda tij ka humbur çdo vlerë e qëllimësi dhe shkolla është tërisht e shkëputur nga funksioni social edukativ dhe me një funksion mësimdhënës mjeran.
Duhet një legjislacion i ri që përcakton saktë statusin e shkollës, rolin e funksionin e saj në komunitet, përgjegjësitë e detyrat.
Duhet një ripozicionim i ri i figurës së mësuesit, detyrës e vlerësimit të tij si mësimdhënës dhe edukator.
Duhet një sistem i ri karriere e vlerësimi për çdo drejtues dhe mësues.
Duhet një sistem i ri inspektimi dhe kontrolli të cilësisë së mësimdhënies dhe edukimit.
Duhet një rol i ri efikas dhe vendimarrës i prindërve dhe komunitetit.
Mbushja e shkollës me patronazhistë e komandime politike, lënia e saj në dorë të pasionantëve politikë pa vlera njerëzore dhe pedagogjike, duhet të marrë fund.
Arsimi duhet shpëtuar!!!!