Farewell. Lamtumirë Angli. Mbretëria dëshiron t’ia mbathë. Megjithatë është jashtëzakonisht anglze, pas ka jetuar në Botswana e Dubai. Por tani zbulon për Robinson: «Dua të bëhem iralndeze dhe europiane». Mbretëresha është martuar dy herë dhe me të njëjtin bashkëshort, gjeologun Gerald McEwan. Pa pasur një sukses të jashtëzakonshëm në jetë: vetëm “Trilogjia e Cromwell” ka shitur 2 milion kopje në Mbretërinë e Bashkuara, por «ende nuk e kam gjetur paqen», rrëfen ajo. Sepse mbretëresha është e prekur nga sëmundje, endometrioza, mallkime. Është queen i letërsisë angleze, dy Çmime Booker të fituar (me romanet historike Wolf Hall dhe Anna Bolena), si Coetzee, Carey dhe Atwood. Megjithatë jeta dhe letërsia e 69 vjeçares Hilary Mantel janë të mbushura plot me fantazma. Ja, Fantazmet e një jete. Është autobiografia e trazuar e romancieres madhështore, e dalë në anglisht më 2003. «Fjala e shkruar mund të përdoret lehtësisht si provë kundër meje», paralajmëronte Margaret Atwood. «Është e vërtetë, por vetëm kështu kam mësuar të jetoj», ja kthen Mantel nëpërmjet syve të saj oqeanikë, nga shtëpia në Budleigh Salterton, në shkëmbinjtë e Devon. Dhe kështu në këtë intervistë ekskluzive Mantel rrëfen dhimbjet e saj, djalin që nuk ka mundur ta ketë, dekadencën dhe racizmin e Anglisë, obsesionin magjepsës për të kaluarn dhe për The Crown, të ardhmen e monarkisë pas Elizabetës së II, anën e errët të Englishness, JK Rowling dhe “cancel culture”.
Zonja Mantel, lidhur me këtë, pas protestave të Black Lives Matter edhe në Angli është folur shumë për cancel culture, domethënë, sipas denigruesve saj, atë tendencë për të anulluar pozicione dhe kaluar jo të angazhuar ndaj ideologjive të reja. Rushdie, Rowling dhe Atwood deri kanë nënshkruar një letër kundër cancel culture. Ju çfarë mendoni?
«Nuk besoj se do të gjeni shumë shkrimtarl në favor të klimës moraliste, represive dhe të mbrujtur nga frika që promovon “cancel culture”».
Por, siç thekson Black Lives Matter, a besoni se Mbretëria e Bashkuar është një vend racist?
«Sipas meje, por shkojmë në drejtimin e duhur. Shumica e anglezëve nuk janë racistë apo misiogjinë siç kur isha fëmijë. Por kur diskriminimi seksual apo racial ndodhet në rrënjët e opinioneve dhe të institucioneve të një vendi, nevojiten gjenerata për ta shkulur. Fjalori mund të ndryshojë menjëherë, por bota reale ka nevojë për më shumë kohë. Kështu që e ndjej veten shumë të afërt me ata që kërkojnë aksione radikale».
Ju jeni një shembulll i jashtëzakonshëm për gratë e të gjithë botës. Jeni optimiste për të ardhmen e tyre?
«Ashtu si me racizmin, më duket se rruga është ajo e duhura. Por sigurisht nuk mund të themi të njëjtën gjë për vajzat e shkreta afganase dhe për sa po ndodh në atë pjesë të botës».
Një tjetër shkrimtare dhe feministe e madhe si ju, JK Rowling, kohët e fundit është akuzuar se është transfobe dhe “terf” (transexclusionary radical feminist) nga aktivistat për të drejtat e geive dhe transve. Margaret Atwood e ka mbrojtur. Ju?
«Besoj se sulmet ndaj saj janë të turpshëm dhe të pajustifikueshëm. Është barbare që një pakicë e vogël të monopolizojë debatin publik dhe të terrorizojë njerëz që nuk janë dakord me ta. Kohët e fundit më është ndryshuar gender: kam marrë një botim universitar ku përcaktohesha me gjininë “they”, “ato”, dhe jo “she”, “ajo”. Librat e mi qenë bërë “librat e tyre”. Por unë e kam shumë për zemër faktin që jam grua, nuk dua që të më hiqet feminiliteti. Nuk është kapriço. Isha gati duke i dërguar një letër proteste, por im shoq më ka ndaluar: “Është një modë kalimtare, shpejt do të përfundojë”. Ka të drejtë».
Vite më parë ju shkruar kontradiktorin “Vrasja e Margaret Thatcher”, në të cilin një burrë dëshiron të vrasë ish kryeministren konservatore për “dëmet e shkaktuara në Irlandë”. Edhe sot, Irlanda e Veriut është në qendër të një beteje politike. Do ta shkruanit një “vrasje” tjetër për brexiter?
«Thatchere meritonte urrejtjen dhe një vend në narrativën time. Kurse brexiter janë njerëz të vegjël: oportunistë të shpifur, falsë mistifikatorë dhe shpesh qesharakë. Maksimumi meritojnë ndonjë barcaletë apo karikaturë. Jo më shumë».
Për disa, Mbretëria e Bashkuara do të ndahet pashmangshmërisht në të ardhmen e afërt. Jeni e preokupuar për këtë?
«Mbretëria e Bashkuara është një ngrehinë e sforcuar dhe e brishtë. Si fëmijë nuk kam mësuar asgjë për historinë e kombeve të tjera të vendit tim: Uellsi dhe Skocia citoheshin vetëm kur anglezët luftonin në ato anë, sepse për ta qenë vende të destinuara të pushtoheshin, të gllabëruara nga Anglia “më e rëndësishme”: historia e tzre është katandisur në narrativa infantile për turistët. Vetë Irlanda e Veriut është konsideruar për dekada nga anglezët si një vend mizorishë që meritonte të kuptohej. Edhe kush na qeveris është tmerrësisht injorant. Nuk dua të bëj parashikime, por nuk e shoh një të ardhme afatgjatë për Mbretërinë e Bashkuar».
Në veprat tuaja përshkrimi i “Englishness”, të qënit anglez, është unike. Çfarë përfaqëson kjo sot për ju?
«Mund të shkruaj për të pasi nuk ndjehem pjesë. Prindërit e mi kanë lindur të dy në Angli, por gjenerata që më ka bërë kjo që jam është ajo e mëparshme: shpejt kam kuptuar se i përkisja një familjeje irlandeze. Jetonim në veri të Anglisë, qemë një familje punëtore dhe katolike. Kurse për mua Englishness ka mishëruar gjithmonë protestanizmin, Jugun e paur anglez dhe një klasë shoqërore më të pasur».
Dhe si e keni zgjidhur këtë konflikt?
«Kur kam nisur të shkruar, kam imagjinuar se jam një shkrimtare province, në kuptimin e mirë të fjalës. Një shkrimtare europiane dhe jo angleze. Shumë histori i kam vendosur në Francë dhe Irlandë ose midis të mërguarve. Kur nisa të shkruaja “Trilogjinë e Cromwell”, ishte sikur po përgatitesha për një “pushtim”: era e Tudorëve është vendimtare për imazhin që anglezët i japin vetëvetes. Kështu që e kam vendosur flamurin tim në këtë “territor të huaj”. Por as Cromwell nuk është shumë anglez: e braktis vendin kur është fëmijë, kthehet si kozmopolit i pamposhtur. Englishness është për të thjesht një mision».
Por “Englishness” duket se është ende sot një vlerë shumë e fortë në Angli.
«Korrektësia dhe ndershmëria qenë idealet angleze e shekullit të XIX. Që më pas u vunë apo jo vërtet në praktikë, është muhabet tjetër. Në mënyrë kruioze, epokat e mëparshme nzuk paraqesin karakterizime të ngjashme të anglezëve, as anglezët nuk kanë demonstruar se i posedojnë. Englishness është një mit i krijuar nga një klasë shoqërore e caktuar e një vendi kolonizues për të bindur vetëveten, sikur veprimet e saj që ishin moralisht të drejta. Besoj se Englishness i shekullit të XXI është sot një work in progress. Ky vend, duke gabuar, ndjehet ende në qendër të botës. Do të duhen gjenerata me qëllim që realizmi të zërë vend».
Por sa jemi ende të obsesionuar nga e kaluara në këtë të tashme të përjetshme dhe ende distopike? Ju keni fituar dy Çmime Booker me një trilogji për Cromwell, serialët televizivë anglezë më të dashur – si “The Crown” dhe “Downton Abbey” – janë të vendosur në një të kaluar magjike. Si e shpjegoni? Do të zgjasë ky “soft power” kulturor anglez?
«Ky vend ushqehet me kujtesën e pushtetit, por është një resurs që po ezauron. Qeveria Johnson dërgon mesazhe të kundërta: nga njëra anë fryn gjoksin me idenë e “Global Britain”, nga ana tjetër redukton impenjimin e saj ndërkombëtar, duke ju ndërprerë ndihmat vendeve më të varfëra. Sikur ky të ishte një vend i vogël dhe në rënie, që nuk arrin më të mbajë premtimet e tij. E urrej mendimin se jam pjesë e industrisë së nostalgjisë apo të rrëfej një anë romantike të historisë britanike. Romanet e mia historike duan në fakt t’u komunikojnë lexuesve se shumë nga ajo që ju është mësuar nuk ka as baza të qëndrueshme, as nuk provohet në realitet dhe se e vërteta – ose të paktën ajo pjesë të cilën arrijmë të përvetësojmë – është shumë më komplekse dhe intriguese se një legjendë. Një proces konstant rivlerësimi historik është i domosdoshëm».
Po monarkia angleze? Pse mbetet më e dashura, në realitet dhe në fiksion?
«Elizabeta e II ka demonstruar se posedon një aftësi të pabesueshme për të inkorporuar madhështinë e saj në institucionin që përfaqëson. Besoj se kjo monarki do të zgjasë akoma edhe një gjeneratë apo dy, por nuk e di nëse një pasues i saj do të jetë në gjendje të kryejë aktin e pabesueshëm që t’i jap fund. Ndoshta do të ishte një sakrificë e pakuptimtë për një trashëgimtar froni (princi Charles, shënimi im) që është një njeri me përvojë dhe kulturë».
Domethënë monarkia mund të zgjasë akoma shumë?
«Popullariteti i saj më lë pafjalë. Nuk dua të mendoj se njerëzit janë nënshtetas nga natyra apo se i preferojnë pabarazitë, por, personalisht, në një republikë ndjehem më shumë komod: marr frymë më mirë. Shpejt shpresoj ql të bëj rrugëtimin invers e familjes time dhe të bëhem shtetase irlandeze. Unë dhe im shoq kishim vendosur tashmë të transferoheshim, por Covid-19 na i ka prishur planet. E dua vendin ku jetoj tani, në bregdetin e Anglisë Perëndimore, por ndjej nevojën që t’i bëj valixhet sa më parë të jetë e mundur dhe të bëhem sërish europiane».
Nuk ju pëlqen aspak Anglia e sotme?
«Jo. Për shembull, gjyshërit e mi qenë emigrantë, kurse sot është e qartë fytyra e shëmtuar e Britanisë së Madhe bashkëkohore. E shohim në qëndrimin ndaj refugjatëve që rrezikojnë jetën në kalimin drejt saj. Më vjen turp nga e gjitha kjo, më vjen turp që jetoj në një vend i cili ka zgjedhur një qeveri me në krye Boris Johnson».
Ka që thonë se opozita e vërtetë ndaj qeverisë – shiko betejat për fëmijët e varfër e futbollistit Marcus Rashford – dhe një shpresë e vendit është kombëtarja angleze e futbollit, që verën e kaluar në Europian, falë klasit dhe aktivizmit, e ka mbledhur të gjithë kombin pas shumë përçarjesh, nga Brexit tek racizmi.
«Mua më pëlqen kriketi, por besoj se ajo kombëtare futbolli ka qenë heroike. Më ka injektuar shpresën se instinktet pozitive dhe vullneti i mirë janë ende të gjalla në këtë vend. Me fjalët dhe me veprimet e tyre, futbollistët kanë treguar se politika është diçka që na përket të gjithëve. Nuk mund të qëndrojmë jashtë. Sepse secili prej nesh mund të bëjë diferencën. Gjithmonë».
Ndërkaq kanë kaluar 18 vjet nga botimi i “Fantazmat e një jete”. Çfarë provoni kur e rilexoni këtë biografi fantastike tuajën?
«Jam e kënaqur nga sa kam shkruar në atë kohë. Është një përmbledhje e pjesshme e jetë time, e jetës time si fëmijë, por jo e adoleshencës. Familjet janë kaq të mistershme. Nganjëherë pyet veten: “Si ka mundur të ndodhë kjo dhe kjo tjetra?”».
Autobiografia ysht shpirtrat e ekzistencës tuaj. Titulli origjinal është “Giving Up the Ghost”, në anglisht “të vdesësh”. Pse?
«Giving Up the Ghost është një dështim, diçka që e ndajmë të gjithë. Titulli është për të “vdekur”, por në librin tim nënkupton edhe të mësosh të jetosh: domethënë të çlirohesh nga vrasje ndërgjegjeje, kujtime dhe fantazma (ghost), që për shumë kohë më kanë dobësuar. Ky proces ka nisur pas vdekjes së babait tim adoptiv, Jack, në pranverën e 1995. Kishte dalë pak kohë më parë në pension dhe me ime më qenë transferuar në Norfolk, por pas vdekjes së Jack – infarkt i papritur – ime më nuk deshi të qëndrojë më aty. Kështu që vendosëm të largoheshim dhe ta mbyllnim këtë kapitull të jetëve tona. Fantazmat e një jete fillon pikërisht me këtë vendim. Vetëm më pas kam kuptuar se po shkruaja një libër: një rast për të folur dhe për t’u dëgjuar. Kam pasur kurajo. Endometrioza nuk është diçka që mund ta shpjegosh me një shprehje të vetme: kjo patologji dhe kurat relative më kanë shkatërruar jetën».
Nga libri nuhatet sesi fëmijëria juaj ka qenë një luftë, një rrethim. Si e keni gjetur paqen?
«Ka qenë një betejë, por nuk besoj se e kam gjetur ndonjëherë paqen. Beteja është kundër asaj që kam vuajtur, por ndoshta edhe kundër vetë natyrës time. Në moshën 6 vjeçare, ime më dhe im atë lënë në shtëpi gjyshërit e mi dhe transferohen në një tjetër, për mua e mallkuar. Menjëherë më pas, njerku hyn në jetët tona, ndërsa babai zhduket. Fantazmat vazhdojnë të më ndjekun dhe kështu, në këtë biografi timen, kam vendosur t’i trajtoj».
Në libër ju jeni edhe shumë kritike ndaj ndjenjës së fajit që injektojnë besimet fetare, ai katolik në veçanti.
«Flas shpesh me miket e mia të vjetra. Asnjëra prej nesh nuk e konsideron më veten katolike sot, por të gjitha jemi farkëtuar nga këto mësime: skrupoloze, me një ndjenjë të spikatur detyre, perfeksioniste deri në mazokizëm. Ti rrisësh fëmijër pa lavdërime dhe t’i injektosh frikën kosntante nga kryerja e një gabimi nuk ndihmon».
Jeta juaj është shënuar nga dhimbje fizike, edhe të injoruara nga mjekët. Sa frymëzim keni gjetur tek vuajtja?
«Vuajtjet janë të dobishme vetëm pse i kuptom më mirë dhimbjet e njerëzve të tjerë dhe mund t’i ndihmosh. Për pjesën tjetër, vuajtjet janë të kota. Edhe pse të jesh shkrimtare nënkupton gjithmonë të bësh katarsis, nuk mund të çlirohesh kurrë nga vetëvetja».
Ju nuk keni arritur të keni fëmijë. Sa do të kishte qenë e rëndësishme?
«Kur isha e re, nuk doja të kisha fëmijë. Doja vetëm të rrisja vetëveten, të jetoja me forcat e mia. Gjithësesi, në moshën 27 vjeçare, dhimbjet fizike më kanë hequr çdo mundësi zgjedhjeje. Isha ende duke luftuar lidhur me një mëmësi eventuale, por doja të isha unë ajo që e kisha fjalën e fundit».
(nga La Lettura)
Përgatiti
ARMIN TIRANA