Rama nuk ftohet në Forumin e Parisit, Macron fton Albin Kurtin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris ku nga rajoni ynë është ftuar edhe kryeministrja serbe Ana Brnabic.

Por, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nuk është ftuar.

Në forumin e Parisit do të flasë, krahas liderëve të tjerë botërorë edhe Zv.presidentja amerikane Kamala Harris.

Samiti i Paqes, organizohet nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, më 11 dhe 12 nëntor.

Kujtojmë se nga ana tjetër, Kosova nuk është ftuar në Samitin për Demokraci, që do të mbahet për herë të parë në SHBA.

Artikulli paraprakPas ardhjes së Xavit kërkohet rikthimi i Messit te Barcelona
Artikulli tjetërRaportuesja për Shqipërinë në PE kundër projektit Rama-Vuçiç: “Open Balkan”, nismë që s’ka lidhje me BE!