Berisha fton Ramën në debat televiziv për të gjitha krimet dhe mëkatet e këtyre viteve

Ish-Kryeministri Sali Berisha, nga Pogradeci ku zhvilloi dje “Foltoren”, tha se, në 8 vite Shqipëria ka thyer çdo rekord të zi në Europë, duke u kthyer nga vendi me pagat më të larta në rajon, sot është vendi me pagat mesatare më të ulëtat, me pensionet më të ulëtat, por me çmimet më të larta në Rajon, dhe ndër më të lartat në Europë.

Berisha tha se, në Shqipëri nafta shitet me çmimin që shitet në Zvicër, paçka se zviceranët kanë paga 10 herë më të larta, se paga më e lartë e shqiptarëve.

“Rreth 520 mijë shqiptarë u larguan nga Shqipëria në 8 vitet e Edi Ramës. U larguan nga vendi sepse nuk ndërtojnë dot jetën e tyre, sepse Edi Rama, si kreu i meduzës vrau te ata shpresë.

Në Parlament ligjet diktohen ligje nga trafikantët, të cilët emërojnë edhe ministrat. Korrupsioni është bërë lubi në këtë shtet, korrupsioni i mëparshëm nuk krahasohet asnjëherë me korrupsionin e sotshëm”, tha Berisha.

Berisha tha se, janë rritur me 15 herë tenderat sekrete, që janë vjedhje dhe vetëm vjedhje.

“Vetëm për inceneratorët janë firmosur kontrata 420 mln euro”, tha Berisha, duke shtuar se mafia qëndron në krye të plehrave.

Berisha foli edhe për çështjen e borxhit të lartë në vend. Ai tha se, Rama e mori Shqipërinë me një borxh prej 62.6 përqind dhe e ka çuar atë në 100 përqind dhe ekonomia shqiptare rrezikon të shembet si një piramidë.

“Shqiptarët largohen nga ky vend sepse nuk ndërtojnë dot jetën e tyre. Largohen sepse kreu i Meduzës, Edi Rama, vret te ata shpresën dhe besimin se ky vend mund të bëhet. Edi Rama e zëvendësoi shtetin ligjor me narkoshtetin apo shtetin e mafias. Ndërtoi shtetin ku çdo për çdo vendim vendos mafia dhe vetëm mafia. Trafikantët diktojnë ligjet në parlament. Ata emërojnë ministra në qeveri, madje edhe dy herë njëri pas tjetrit. Korrupsioni është bërë lubi në këtë shtet. Ka pasur korrupsion edhe më parë, por u garantoj ju se korrupsioni i mëparshëm nuk krahasohet në asnjë dimension me korrupsionin e sotëm.

Dua t’ju jap dy shembuj. Konservatorët për të luftuar korrupsionin përdorin dy armë: së pari qeveri të vogël, sa më e vogël qeveria, aq më shumë zvogëlohet korrupsioni. Së dyti, transparenca. Çfarë ka ndodhur këto dy vite? Numri i rrogëtarëve dhe të agjencive shtetërore është dyfishuar. Janë shumëfishuar tenderat sekrete, që janë vetëm vjedhje. Në kulmin e pandemisë kjo qeveri firmosi kontrata miliardashe. Vetëm për djegësat janë firmosur kontrata prej 420 milionë euro. Ndërkohë që plehrat i djegin dhe u çojnë helmin qyteteve. Kudo mafia qëndron në krye të plehrave”, tha Berisha.

“Çfarë ndodh në këtë narkoshtet? Vjedhja e mundit dhe djersës suaj është ligji i parë dhe themelor. Rama e mori Shqipërinë me një borxh prej 62.6 përqind dhe e ka çuar atë në 100 përqind dhe ekonomia shqiptare rrezikon të shembet si një piramidë. Borxhi i shtetit është si borxhi i një individi. Ai mendon se si do i kthejë ato dhe si do investojë. Kur shteti merr një borxh, kthimin e bëni ju. Nuk kthejnë gjë ministrat. Nuk paguan kryeministri. Këtë vit mori një borxh prej 700 milionë euro”, u shpreh Berisha.

Berisha, deklaroi nga “Foltorja” e Pogradecit se, Edi Rama kontrollon të gjitha pushtetet më keq se në komunizëm falë mbështetjes së Sorosit.

“Rama nuk mundet duke e imituar. Me imitim ia zgjatim jetën atij. Ne e mundim atë duke besuar te vlerat e lirisë. Vetëm duke respektuar dinjitetin dhe njëri-tjetrin. Njeriu i lirë është njeri dinjitoz. Beteja për dinjitetin është beteja më e shenjtë për njeriun.

Ne duam ta rikthejmë këtë parti te vlerat konservatore. Kjo që ka ndodhur është një agresion për të lënë Shqipërinë pa opozitë dhe për të shkatërruar vlerat konservatore. Por kjo nuk do ndodhë kurrë.

Multimiliarderi George Soros, që meriton të vendoset në listën e marksizëm- leninizmit, kërkon që këtu të mos ketë opozitë. Këto 8 vite me ndihmën e tij, Edi Rama si kurrë ndonjëherë këto 30 vite, ka mbi 90 përqind të pushtetit në zyrën e tij. Edhe PPSH kishte 10 përqind më pak në vitin 1991.

Soros i dha atij në fund edhe drejtësinë. Sot drejtësia kontrollohet si kurrë më parë. Gjykata e Lartë çliroi sot nga akuzat ministrin skafo-trafikant. Gjykatësit Sadushi, Pupe dhe Panda zëvendësuan trupën gjykuese që po gjykonte narko-ministrin. Ata janë peng. Pyesni se ku është vetingu i tyre? Ju e dini se vetingu duhet të jetë transparent. Këta e kanë bërë vetingun dhe ai mbahet në kasafortat e Edi Ramës. Ata të tre janë për t’u dënuar, por i mbajnë peng për të liruar Saimir Drogën dhe kriminelë të tjerë”, tha Berisha.

Ish-Kryeministri Berisha nga Pogradeci ku po mban “Foltoren” ftoi Ramën në debat televiziv duke e paralajmëruar që pas debatit televiziv t’ia mbathë në Beograd se aty ekrahëhapur.

“Edvin je i pashpresë, Foltorja të ka kallur datën. E garantoj se me Sali Berishën do bashkohen të gjithë burrat dhe demokratët që i besojnë dinjitetit njerëzor, të gjithë ata që jetojnë me djersën e ballit, të gjithë ata që i thonë Shqipërisë Shqipëri dhe atdheut, atdhe. Ndaj dua të të ftoj në një debat televiziv ku të t’i numëroj para mbarë shqiptarëve të gjitha krimet dhe mëkatet e këtyre viteve. Dhe mbathja në Beograd se aty të presin krahëhapur”, tha Berisha.

2 10

Artikulli paraprakRama e kishte punësuar doganier në Durrës, ekstradohet drejt Italisë trafikanti i drogës
Artikulli tjetërEndri Hasa nxjerr videon: Vangjush Dako, edhe non grata, edhe bankomat i Edi Ramës për blerjen e votave