PD: Sali Berisha bëri bllof. Nuk ka 1/4 e firmave, prandaj nuk respektoi statutin për mbledhjen e Kuvendit

DEKLARATA E PLOTË E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM GAZMENT BARDHI NË SELINË E PD

Pas 30 vitesh në Partinë Demokatike Sali Berisha i di mjaft mirë rregullat se si funksionon Partia Demokratike dhe se si mblidhen organet e Partisë Demokratike.

Ajo që tha sot nuk ka asnjë lidhje me Statutin e Partisë Demokratike, nuk ka asnjë lidhje me funksionimin demokratik të Partisë Demokratike.

U provua qartesisht, sytë e opinionit publik që gjatë gjithë kësaj periudhe Sali Berisha ka luajtur një bllof të madh me demokratët

Ai nuk ka arritur dot të mbledhë 1/4 e firmave për të vënë në lëvizje proçedurën për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar

Nëse do të kishte mbledhur 1/4 e firmave të anëtarëve të Kuvendit Kombëtar, ai e di jaft mirë proçedurën se ku dorëzohen dhe se si është proçesi për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Në fakt, ajo që pamë sot, për fat të keq është një tallje e madhe me demokratët dhe sakrificën e tyre.

Partia Demokratike është një institucion, funksionon mbi bazën e Statutit të Partisë Demokratike. Ka rregullat e qarta se si mblidhen institucionet e Partisë dhe është fyerje e rëndë për çdo demokrat që të pretendohet të mbahen sekret anëtaët e Kuvendit Kombëtar nga organet statutore të Partisë Demokratike.

Nuk ka fyerje dhe tallje më të madhe për demokratët që t’i thuash atyre se të dhënat e anëtarëve të Kuvendit janë sekret nga institucionet legjitime, statutore të Partisë Demokratike.

Apeli im është i qartë. Cilido që kërkon funksionimin demokratik të Partisë Demokratike, mbledhjen e institucioneve dhe forumeve të PD, do te duhet të ndjekë proçedurën sipas Statutit të Partisë.

Demokratët e dinë proçedurën.

Sali Berisha për shkak të funksioneve drejtuese për vite të tëra në PD e di edhe më mirë se sa një demokrat i thjeshtë proçedurën e mbledhjes së institucioneve prandaj nëse do t’i kishte firmat dhe nuk do të kishte luajtur bllofin gjatë gjithë kësja periudhe.

E keni degjuar besoj kakofoninë e shifrave.

Para një muaji tha se u nblodhën 80% të firmave, ju e keni transmetuar.

Pastaj u tha 90%. Pastaj dikush doli dhe tha 110% të firmave. Para një jave thanë 70%, sot dolën dhe deklaruan dhe thanë se kanë mbledhur 60%.

Në fakt e vërteta është dhe proçesi dhe proçedura tregon që kjo ka qenë e gjitha një bllof dhe nuk është arritur mbledhja e 1/4 të firmave të anëtarëve të Kuvendit për të vënë në lëvizje proçedurë statutore për mbledhjen e Kuvendit Kombëtat të Partisë Demokratike.

Artikulli paraprak4200 firma të delegatëve për Kuvendin Kombëtar dorëzohen në PD
Artikulli tjetërPërgjaket Tirana, humbin jetën në aksident dy persona tek “21 Dhjetori”