Nga Luan BAÇI
Jam në mbështetje të fermerëve të Fierit dhe të Myzeqesë që protestojnë me plot të drejtë!
Qeveria e dalë nga masakra zgjedhore e 25 Prillit, po pergatit dhe po miraton buxhetin e vitit 2022!
Sektori me i rëndësishëm Bujqësia është kontribuesi kryesor në ekonominë kombëtare, pothuaj 20% e PBB, vjen nga ky sektor!
Ky sektor ka të punësuar rreth 1/3 e familjeve shqiptare.
Rreth 1/3 e emigrantëve tanë punojnë në bujqësi.
Çdo qeveri e përgjegjshme e votuar për tu shërbyer qytetarëve do ti jepte vemendjen e duhur dhe shumë të domosdoshme, në politika mbështetëse edhe në buxhet.
Por çka ndodhur menjëherë pas zgjedhjeve.??
Si sillet Qeveria me qytetarët e saj??
Fermerët e Fierit, dhe Myzeqesë prej ditësh janë në protestë!
Pasi në vend të rritjes së mbështjes së premtuar para 25 Prillit dhe që e meritojnë, u serviret një buxhet që ua bën edhe më të vështirë jetën dhe punën!
U bën gati të pamundur mbijetesën nën konkurrencën e tregut rajonal.
Fermerët fierak e myzeqarë kërkojnë minimumin e minimumit:
Ata kërkojnë:
Garanci për cilësinë e inputeve bujqesorë që hyjnë nga importi;
Barazimin e tvsh ne blerje dhe në shitje!
Subvencion 3 lekë për çdo kg të eksportuar.
Gjithë efekti i ketyre kërkesave në buxhet është sa 2 km rrugë tender….që bëne kjo qeveri e korruptuar deri në palcë!
Ç’ndodh në rajon me bujqësinë?
Kosova, shteti me i ri, në buxhetin e vitit 2022 (që është sa gjysma e buxhetit të Shqipërisë) ka planifikuar 100 mln € për bujqësinë, ndërkohë Shqipëria me një buxhet sa dyfishi i Kosovës ka vetëm 70mln € për bujqësinë në vitin 2022!
Qeveri që vetëm vjedh!