Reagim i FRPD Vlorë
Kryetari i sektit doli dhe foli krah filmtores së tij të propagandës për projektin infrastrukturor të Tunelit të Llogarasë, duke e quajtur tër krekosje “arritje” të tij personale inicimin dhe “fillim-zbatimin” e këtij projekti (që nuk dihet se sa mund të zgjasë, duke e ditur se etja e sektit për të zhvatur para nga buxheti i shtetit detyron zvarritjen e projekteve jashtë çdo afati limit të tyre).
Foli i entuziazmuar dhe tër krenari për Tunelin, duke e shoqëruar fjalën e tij prej lideri global dhe me ilustrimet e nuancat e bukura filmike që i japin kamerat e tij të propagandës, por harroi ose bëri sikur harroi të thoshte para vlonjatëve dhe shqiptarëve se sa do tu kushtojë kjo “mega-vepër”.
Kujtojmë se prokurimi i kësaj vepre është 140 milion euro; kjo vlerë nuk është thjesht e përqendruar për projektin e tunelit të Llogarasë, por është qartazi gropa e errët e korrupsionit/Kujtojmë se në mars 2021 zonja ministre-pangopësia e Infrastrukturës dhe Energjetikës refuzoi vlerën 110 milion euro për të njëjtin projekt(Tuneli i Llogarasë).
Me një matematikë të thjeshte, pa u futur në detaje, sikurse marrim të mirëqenë se 110 milion euro do të ishte vlera ideale e përfundimit të veprës së Tunelit të Llogarasë(çdo qindark e 110 milion eurove do të hidhej në projekt) dalim në përfundimin se 30 milion euro është rëndimi tjetër që sekti ju shkakton xhepave të shqiptarëve, rëndim që do shkojë drejt xhepave të pangopësisë së sektit qeverisës !
Janë 30 milion euro që do të paguhen nga çdo vlonjat, nga çdo shqiptar; 30 milion euro që do të shkojnë drejt të të pangopurëve qeverisës!
Simbolika e përdorur nga Lideri Global dhe propaganda e tij, simbolika e “hedhjes në erë”, për fillimin e punimeve, nuk ishte thjesht tregues i “hedhjes në erë” i buxhetit të shtetit dhe parave të shqiptarëve, për tekat e hienave qeverisëse, që janë të pangopur e vetëm të pangopur!
Sekti, me aferat e tij te pangopësisë, “minon” dhe “hedh ne erë” çdo ditë e më shumë xhepat e çdo familje dhe qytetari shqiptar.