Fermerët e Myzeqesë brenda pak ditësh janë mbledhur sërish në protestë, pasi i kanë dërguar një peticion me gjashtë pika të bëra publike qeverisë shqiptare.
Pas protestës së organizuar në datën 11 në rrethrrotullimin e Plukut, sot janë mbledhur përsëri, por me një tjetër itinerar.
Pasi janë grumbulluar në rrethrrotullimin e Plasmasit fermerët kanë marshuar në këmbë drejt qendrës së qytetit të Lushnjes për të përfunduar në sheshin para bashkisë së qytetit.
Teksa kryeministri Edi Rama fliste me superlativa për buxhetin e tij, një nga shtresat më të rëndësishme dhe të prekura nga ky buxhet, pikërisht fermerët, bllokuan rrugën në protestë. Rama shprehej se qeveria e tij ka dhënë miliona euro subvencione në bujqësi, por fermerët e Myzeqesë brenda pak ditësh janë mbledhur sërish në protestë, ku kanë marshuar nga Rrethrrotullimi i Plastmasit në qendër të Lushnjës, për të përfunduar në sheshin para bashkisë së qytetit.
Fermerët e Lushnjës theksojnë se qëllimi i protestës është të sensibilizojë qeverinë dhe opinion publik në lidhje me ndryshimet e paketës fiskale për vitin 2022 në fushën e bujqësisë. E gjithë protesta është mbikëqyrur nga forca të shumta policie të komisariatit të Lushnjës, forcat Shqiponja si dhe FNSH të ardhur nga drejtoria e Policisë së Qarkut Fier.
KËRKESAT
-
- Subvencionim direkt i fermerit me 10 lekë për kg.
- Barazim i TVSH në shitje dhe blerje.
- Pezullim i TVSH për plehrat kimike, inputet bujqësore.
- Subvencionim 3 lekë për eksportuesit.
- Laboratorë analizash për tokat dhe perimet.
- Garanci për paget e faturave nga grumbulluesit.