Basha paralajmëron Ramën: Mbaje gojën! Kujdes ku matesh me ne!

REPLIKA E PLOTË E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, NË SEANCËN E KUVENDIT

Para se t’i përgjigjem me shifra dhe me fakte konkrete të konfirmuara, jo nga tigrat e gënjeshtrës që mban afër, por nga institucione ndërkombëtare, dua zonja drejtuese e kësaj seance të ju them që standardet e dyfishta për sa i përket sjelljes në këtë sallë nuk duhet të aplikoni.

Është e disata herë që ky njeri vjen  këtu dhe fyen individualisht dhe në grup opozitën. Dhe, kush fyen?  Dhe kë fyen? Zonja të cilës iu referove është doktoreshë shkencash kur ti bridhje poshtë urave  të Parisit. Është specializuar në një nga 30 universitetet më të mira të botës në ekonomi, në Angli. Kur ti ofroje shërbime në Gare du nord. Po, po nga ato të pataksuarat. Kujdes ku matesh me ne. Kujdes kur matesh me ne sepse ta ka thënë paraardhësi yt sesi të ka sjellë këtu. Kujdes kur matesh me ne sepse jemi gjeneratë tjetër ne. Vijmë nga universitetet më të mira të Europës. Ajo që na ka kthyer është dëshira për ti shërbyer vendit. Nuk vijmë nga muri mbrapa i Gare du nord për t’i bërë këtij vendi atë që i ke bërë ti. Gropa i Hajdin Sejdisë është simboli yt. Dhe ti je prodhimi i gropës së Hajdin Sejdisë së kësaj shoqërie në kuptimin figurativ. Prandaj, mati mirë krahasimet. I ke hip kalit të lartë me taksat, djersën dhe votat e vjedhura të shqiptarëve dhe të duket vetja kushedi se çfarë të duket. Se ata që të takojnë për protokoll nuk ti thonë ato që mendojnë. Por, je ai që je dhe ke mbetur ai që ke qenë. Kështu që mati mirë fjalët kur i drejtohesh zonjave dhe zotërinjve të Partisë Demokratike.

Sepse këto që ti thashë ti i di fare mirë dhe ti dinë dhe ata që të sollën këtu janë dhe më grafike se kaq. Kështu që fjalorin e shteruar dhe banalitetin e tepruar ruaje për shtëpinë tënde nëse me këtë edukatë je rritur dhe me këtë edukatë po rrit fëmijët e tu. Dhe mos më bëj mua të të jap kilon e plotë që t’i meriton. Mbaje gojën. Atë dëshiron ti, sepse ti je bosh, ti dëshiron që unë të merrem 20 minuta me ty sepse ti je bosh. Ti je një 0 je një hiç. Një hiç. Të tillë të ka prodhuar vetvetja dhe kjo është taksa që paguan një shoqëri që nuk diti të ndahet tamam nga e kaluara. Ti je taksa, ti je shpagesa për mëkatet e etërve tanë, edhe të Partisë Demokratike për një pjesë. Tani të vijmë pak tek rrenat e tua sepse këto  nuk kanë të bëjnë thjeshtë me gënjeshtrat e përditshme që përtyp ke 8 vjet. Këto kanë të bëjnë me bukën e shqiptarëve. Kjo këtu, nëse e afron regjia jote qendrore është banka botërore. Kjo është Banka Botërore, nuk është tigri jot prej letre as rrenacakët që të bëjnë qefin. Për të marrë vesh ti nuk merr vesh as nga shteti, as nga ligji as nga ekonomia. Kjo është Banka botërore e cila thotë që 38 % jetojnë me më pak se 5 dollarë në ditë. Eurostati si rregull i referohet INSTAT-it. Të gjithë e dinë se çfarë i ke bërë ti INSTATIT. E dinë dhe Eurostati.

Dhe prapë se prapë me të dhënat që i referohet INSTAT-i yt që nuk lë të dhëna pa manipuluar. Ja ku e ke të vërtetën, ta afroj edhe njëherë regjia jote qendrore. Shqiptarët në rrezik varfërie ose përjashtimit social në krye të listës 50.8%. 51%, aq sa thashë dhe aq sa ëndërron ti nga sarajet e tua apo nga luksi kryeministror apo charteri që të ka fal miku jot dhe që paguajnë miqtë e tu të tjerë. Ja ku e ke. 50.8%, e ndjekur me 36.6% nga Mali i Zi dhe pastaj Rumania. Jo ajo që the ti që e ha gënjeshtrën me bukë dhe që e pi mashtrimin me ujë. Fakti tjetër është se përfituesit më të mëdhenj të buxhetit të shtetit me analizë janë pikërisht këta që u ke dhënë kontrata koncesionesh dhe PPP-sh. Prandaj them që e ke shndërruar ekonominë shqiptare në një ekonomi putiniste. Jo Komisioni Qendror i Planifikimit, por ti dhe  5 oligarkët vendosni se çfarë do të bëni e taksat e shqiptarëve. Se si ndryshe shpjegohet se sipas të dhënave të vetë qeverisë tënde, të tatim-taksave përfituesit më të mëdhenj si në kohë pandemie si në kohë tërmeti çfarëdo të ndodhë këtu, si në kohë qameti janë ata 5 oligarkë, janë ato koncesionet e tua. Si shpjegohet?  Ta them unë si shpjegohet? Sepse Rrugën e Arbrit  e nise me 33 miliardë e ke çuar 58 miliardë. Këto janë shifrat e tua, sigurisht të manipuluara por po i marr ashtu siç i ke publikuar.  Se të ra goja për  inceneratorët sepse janë paratë që ndani me inceneratorët dhe i ke gënjyer, por kësaj radhe je përmbajtur, ke gënjyer dyfish jo me 5fish si në rastet tjera.

The këtu do të  marrin 9 milionë euro, do të marrin rrumbullak 18 milionë euro. Pse gënjen ti? S’di shifrat? A  të rrejti ky Pse dole këtu dhe the do të marrin 9 milionë euro ? 9 milionë euro the, 18 milionë ke në buxhet. Ky është një mashtrim ordiner që mund ta bëj vetëm dikush që një  pjesë të këtyre parave i fut në xhepin e vet, ose  e thënë ndryshe një i fandaksur që s’e ka vendin këtu, por në pavionin e Mentor Petrelës, Çfarë arsyeje? Zgjidh një nga të dyja ose dil këtu e u thuaj më fal shqiptarëve. Gënjeva, siç kam gënjyer 8 vite për shëndetësinë falas, për 300 mijë vendet e punës, për uljen e taksave për 97% të shqiptarëve, për uljen e çmimit të shportës. 8 vjet gënjeshtra dhe mashtrime. Del këtu mashtron prapë dhe kur kapesh në mashtrim fyen ti Partinë Demokratike? Mbeturinë e social-realizmit. Hiqi 118 milionë, hiq 52 milionë euro për luksin tënd. Jeton si sheik me  taksat e popullit më të varfër të Europës që ia ke rritur më shumë se çdokush që nga koha e tanzimatit po të them. Harroje shtetin shqiptar. Tonin e zërit tim s’e përcakton ti. As të vërtetat s’i ndalon dot ti. Ti ul kokën dhe kërko falje dhe dil nga kjo sallë ku ke hyrë përdhunshëm sepse dita do të vijë. Mos e harro John Kennedy. Ka një citim që s’të pëlqen ty, por do të vijë dita të ta këndojë populli shqiptar edhe atë.

Se çfarë ndodh me ata që ndalojnë ndryshimin e paqtë të pushtetit. Check Up-i yt është bërë gazi i botës. Gra me sëmundje prostati dhe burra shtatëzënë ka nxjerr Check Up-i yt vetëm që të marrë, vetëm që të vjedh automatin që ke ndërtuar. E di ti që edhe oligarkët që të rrinë në krah tallen me Check Up-in, edhe ata që vjedhin me lezet ta thonë Check Up-i e ka bërë baltë, me Check Up-in e ka bërë baltë. Jo sot, që ditën kur e ke dhënë. E di ti që s’ka njeri që të qëndron në krah as aty që të ta justifikojë vjedhjen tënde me Check Up-in. Si the? Hiq skanimin the? Pse ta bëjë skanimin një kompani amerikanë, kështu the apo jo? Po mirë mo hajde ta heqim, hajde ta heqim.

Zonja 5 milionë ka qenë në krye të doganave, e di fare mirë që skanimi kap ato petët e kokainës, ato petët e kokainës, kush i kap? Ta ka thënë një nga tre ministrat? I pari, që po e mbanë jashtë burgut, se po ra në burg ai vajmedet se ça ndodh me ty. Vajmedet se çfarë ndodh me ty po ra në burg ai, po filloi të cicëroi ai. Ose ky i dyti, apo ky i treti që kishe drejtor fushate, drejtorin e shtabit të trafikut në Gjirokastër. Ta ka thënë ndonjëri prej tyre se çfarë bën skaneri, meqë se dike vet ti se çfarë bën skaneri? Skaneri kap kokainën e shokëve të tu. Atë që ti se kap se s’do ta kapësh, e kapin ata dhe me mekanizmat e tyre, siç e di ti fare mirë, ia kalojnë edhe DEA-s, edhe autoriteteve italiane, edhe autoriteteve britanike, kapin edhe KESH-in që vjen me kile, s’vjen me miliona, me “Toyota Yaris2, kanë filluar të vijnë me maune, kush i kap ato? Ministrat e tu të brendshëm që janë faqja e zezë e Shqipërisë? Skaneri i kap. Me një skaner të tillë, që paguan ti me 15 apo 16 apo 20 milionë euro në vit, krimit të organizuar i kapet të paktën 20-fish aq vlerë që mjafton për të shkatërruar ekonominë e vendit edhe më shumë. Për të vjedhur dhe shkatërruar zgjedhjet e shqiptarëve. Pra, skaneri është një nga mekanizmat e vegjël që ka mbetur në këmbë dhe që ty të rri si halë në sy, sepse është një nga instrumentet e vetëm që bën transparencën e trekëndëshit të pushtetit tënd politik, pushtetit të krimit të organizuar dhe pushtetit të oligarkëve që pastrojnë paratë e korrupsionit tënd dhe të krimit të organizuar.

Prandaj ke merak ta heqësh ti, atë do të heqësh. Nuk të shkon në mendje të heqësh Check Up-in, nuk të shkon në mendje të heqësh traun që i vure rrugës së Kombit që u pagua me paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe që është e vetmja arsye pse turizmi shqiptarë e mbajti kokën mjekrën mbi ujë. Jo aty të shkon mendja, hiq skanerin që të kalojë droga. 338 milionë euro që ke humbur në arbitrazh, 120 milionë prej të cilave Bechetit. Ke gënjyer, sa herë ke gënjyer për Bechettin? Pse? Pse e ke bllokuar Komisionin Hetimor për Bechettin? Shqiptarët duhet ta dinë, siç e dinë tashmë të gjithë ndërkombëtarët, ajo çështje është në Kushtetuese, nuk duhej të ishte në Kushtetuese. Sepse kushtetuta e thotë fare qartë, kur 28 deputet kërkojnë një Komision Hetimor, je i detyruar ta pranosh, pse e shtynë dhe e shtynë dhe e shtynë? Sepse ka një lidhje të shkurtër që ti nuk e asgjëson dot, pa djegur arkivin e kryeministrisë, arkivin e shtetit, por edhe vende të tjera ku janë depozituar dokumentet që të lidhin ty dhe dy vartësit e ty drejtpërdrejtë me këtë dëm ekonomik, të barabartë meqë ra fjala, 120 milionë euro, je dënuar sot dhe ke filluar t’i paguash aq para sa ndave në kohën më të zezë të shqiptarëve me dy gjysmë paketa të ndihmës për Pandeminë.

Aq do të marrë një njeri i vetëm nga paratë e shqiptarëve, 338 milionë euro të tilla. Pra, meqë buxheti është forma më lartë e politikës dhe politika e gjënë shprehjen më të sinqertë, është pasqyra ku shihet politika, atëherë jo vetëm shifra që të thash, tregojnë që ti hallet e shqiptarëve si ke pasur asnjëherë në defter, por vetëm hallet e tua dhe të oligarkëve, por tregojnë se taksa e gjithë taksave, është taksa e korrupsionit tënd. Ça të duket ty pllakë gramafoni kjo? Po Banka Botërore dhe BERZH-i të duken gjë pllakë gramafoni, të duket gjë pllakë gramafoni, shikoje pak se shqiptarët e kanë parë, shikoje. Nuk është TIMSI-i, është Banka Botërore dhe Banka Europian për Rindërtim dhe Zhvillim.

Nuk të shpëton dot Zoti ty jo, lërë Zotin për punët e  tjera. Shqipëria e dyta në botë për nivelin e ryshfetit. 3 herë më i lartë se në 2013-ën, burimi Banka Botërore dhe BERZHI-i. Në qoftë se mundet që regjia jote qendrore t’ua tregojë shqiptarëve. Shikojeni ku e ka renditur Shqipërinë të dytën në botë. Shikojini komshinjtë e Shqipërisë. Maroku dhe Zambia. Treguesi i korrupsionit 2021,Ëorld Justice Project, është .. Zonja 5 milionë thotë Shoqata. Në fakt është 3 çereku i administratës amerikane dhe pjesa tjetër është administrata e Bashkimit Europian, por kaq di ose ndoshta e di dhe mundohet ta mbulojë me gënjeshtra. Ëorld Justice Project bëji google dhe shikoje kush është. Shikoje këtë. Afroje pak regjia qendrore. Se gjysmën i ke në Departamentin e Shtetit në ata që janë në bordin e kësaj organizate dhe gjysmën tjetër në Komisionin Europian. Por do ta kalosh me gallatë  mos ki merak, do e shikosh ti si do e kalosh. I 105-ti mes Egjiptit. Prapë afër Zambias. Si nuk iu ndave Zambias se  Egjiptin e ke vizituar po Zambian kur do e vizitosh dhe me çfarë charteri? Me atë që të kanë falur apo me charter oligarkësh? Treguesi i korrupsionit midis Egjiptit dhe Zambias, Beninit dhe Mozambikut.

Respektimi i ligjit nga Shqipëria prapë Ëorld Justice Project prapë midis dy staneve, atij të kazakëve dhe atij të afganëve. Është  edhe Shqipëria. Ky është respektimi i ligjit nga qeveria meqë ra fjala Në qoftë se nuk gabohem ju keni lidhje me Shkodrën apo jo? Kjo ka të bëjë me ligjin, ka të bëjë me shkodranët, me socialistët shkodranë që thonë s’kemi përfaqësues dhe ata që duhej të ishin përfaqësues janë ushtarë të Tom Doshit. Kështu thonë socialistët. I ka mesazhet këtu. Ushtarë të Tom Doshit. Emërimet i bën Tom Doshi edhe thonë në kafe të madhe edhe thonë në kafe të vogël e thonë pedonale e thonë mbledhje edhe kur ke qenë ti e pranishme edhe të regjistruar. Ja ku e ke respektimin e ligjit nga qeveria se Tomën e ka vënë ky në vend të Karamahmut Bushatlliut të parin e Shkodrës. Edhe në vend të Maliq Bushatit madje  edhe në vend të Sul Bushatit, edhe në vend të Ditmir Bushatit ka vënë Tomën aty. Ja ku e ke respektimin e ligjit. Stani i afganëve në një anë, stani i kazakëve në anën tjetër. Me këto të dhëna jo të opozitës, por të institucioneve ndërkombëtare nuk ka shqiptarë që nuk e kupton që kjo betejë që t’i e lajmërove që do e ktheje në betejë personale me fyerjet e tua vulgare do të përpiqeshe ta hiqje nga vëmendja, por këto janë të vërtetat. Dhe këto janë faktet, janë shkaqet e varfërisë  që ka pllakosur vendin. Janë shkaqet e krizës ekonomike, janë shkaqet e krizës së demokracisë.

Sepse në krye kemi  një grusht njerëzish që kanë konspiruar, kanë komplotuar me një grusht oligarkësh dhe një grusht kriminelësh për të mbajtur drenat e pushtetit dhe për të përdorur pushtetin për të pasuruar  veten e tyre dhe për të varfëruar të gjithë shqiptarët. Pjesa tjetër  është thjesht letra që ambalazhon këtë karusel të politikanëve të korruptuar të oligarkëve të majmur dhe njerëzve të krimit të organizuar që në çdo vend gjysmë normal duhej të ishin në prokurori, mos themi në gjykatë apo prapa hekurave. Ndërsa sot bredhin nga zyra e këtij në zyrën e ministrit të Brendshëm, tek zyra e ministrit të Financave e kështu me radhë. E pra prandaj në këtë seancë që do ta përdorë buxhetin dhe paketën fiskale si letër ambalazhi për karuselin e politikës së krimit dhe oligarkisë është e vendit të përsëris edhe njëherë se vendi ynë nuk ka shpëtim pa i dhënë fund kësaj triade, pa e ndërprerë këtë lojë, këtë maskarallëk, pa e ndalur këtë karusel.

Dhe përgjegjësitë politike që na ka ngarkuar shumica e shqiptarëve më 25 prill, që ju e keni dhunuar, gjymtuar dhe mos përfaqësuar në këtë sallë, duke zaptuar dhe uzurpuar atë shumicë, t’iu japim shqiptarëve të vetmen rrugëdalje politik, që është pastrimi i politikës, është Vettingu i Politikanëve. Atë që doni të zgjasni për gjyqtarët dhe prokurorët sipas mekanizmit ekzistues, ndonëse kushtetuta parashikon atë që keni votuar vet. Atë që keni bërë për policët e thjesht. Atë që keni propozuar për noterët. Atë që mohoni për veten tuaj, ndonëse Venecias që ia kërkuat opinionin, nuk ia përfillni dritën jeshile që ia hapi Vettingut të politikanëve. Dhe po ta përsëris dhe një herë, le të fillojë nga unë i pari. Po, po, sepse për 8 vite me radhë ti vazhdon e flet e flet për të kaluarën, e ke çuar deri tek 1936-ta, kushedi ku do e çosh, por nuk e fsheh dot katastrofën kombëtare që ti dhe qeverisja jote ka kryer për këtë popull për këto8 vite, duke u arratisur te 2013-ta apo 1936-ta, apo tek Abdylhamiti. Vettingu i Politikanëve, pastrimi i politikës, ndërprerja e lidhjeve të politikanëve me krimin, futja në sitë aktive, jo pasive pasurisë së çdo politikani, çdo familjari të politikanëve, çdo ortaku të çdo politikani dhe çdo familjari të politikanëve është rruga e vetme për të kthyer këtë sallë qytetarëve. Dhe kur kjo sallë do t’i kthehet qytetarëve, nuk do të ketë më këtu duar që ngrihen mpishëm për të votuar një tjetër gjëmë si kjo letër që keni sjellë për të paketuar një tjetër vjedhje menstruoze dhe që edhe një herë vërteton se kurrë, ti kurrë nuk i ke shërbyer hallit të shqiptarëve, por vetëm hallit tënd dhe të skotës së maskarenjve, hajdutëve shakllabanëve, oligarkëve dhe kriminelëve me të cilët e ke marrë pushtetin dhe e mbanë pushtetin. Por mos kujto se kjo është një Status Quo e përjetshme. Kujtohu dhe një herë për të gjitha thëniet e Xhon Kenedit, dhe po s’u kujtove do vijë koha të ta kujtojnë.

Faleminderit!

Artikulli paraprakProtesta kundër qeverisë, fermerët bllokojnë rrugën në Lushnje
Artikulli tjetërVideo/ Deputeti Saimir Korreshi me fermerët protestues në Lushnje