Jorida Tabaku: Bashkë flasim në Komisionin Hetimor
REPLIKA E N/KRYETARES SË PD, JORIDA TABAKU, NË PARLAMENT
Properëndimori me gjuhë mizogjeni që argument të vetëm ka vetëm fyerjen dhe vendosjen e një personi në tagër se mendon se do më intimidojë mua për ato që them.
Unë e kam nder që e kam mbiemrin Tabaku, një nga familjet themeluese të këtij qyteti.
Nuk e njohe kurrë historinë e Tiranës, sepse Tiranën e konsiderove vetëm truall ndërtimi.
Hyre dhe Kryetar Bashkie. Nuk e kuptove kush janë familjet më të rëndësishme të qytetit të Tiranës.
Përsa i përket diskutimit që po ndodh sot këtu. Faqja 98 e parafundit e buxhetit të shtetit. Vlera e plotë e rrugës së Arbrit, 58 miliard lek. Nisi 33 miliardë lek.
Tabela 9 e koncesioneve. Nga buxheti i shtetit, pak rëndësi ka kush e paguan, Erjon Veliaj, apo Belinda Balluku, 1.5 miliard lek, inceneratori i Tiranës. Është buxheti i shtetit.
Këto janë shifra dhe fakte që flasin përdirë.
E dini se kush është historia më kriminale e të gjitha koncesioneve?
Sa herë që ka diçka, ky (Rama), i del për zot.
Këshgtu i doli për zot edhe kur bëmë interperlancën për inceneratorët. Kështu po i del edhe rrugës së Kombit, kështu i del, çdo zullumi.
Vjen e mbron vetë këtu. Gjithmonë i del për zot çdo vjedhje dhe korrupsioni, i del ky për zot.
Vjen mbron edhe të gjithë këta që ka mbrapa këtu.
Historia më kriminale e të gjithë konçesioneve të gjitha janë pa tavan.
Nisi 33 miliardë “Rruga e Arbrit”, përfundoi 58 miliard.
Nisi 179 milionë euro inceneratori i Tiranës, ka shkuar 300 milionë euro sot.
Rrisku i kontratave konçesionare është rreziku më i madh që ka buxheti i shtetit, që sot po e kuptojnë, sepse vetëm në tre vitet e fundit kanë paguar 30 milionë euro shtesë nga kontratat. Prandaj po u del për zot.
Ndërkohë që diskutimin tjetër me mua do e kesh tek Komisioni Hetimor i Inceneratorëve kur të vish të japësh aty përgjigje.