PD: Votimi për drejtorin e ri të RTSH i paligjshëm. Këshilli Drejtues nuk ka legjitimitet për të marrë vendime

DEKLARATE E KRYETARIT TE KOMISIONIT TE MEDIAS, AGRON GJEKMARKAJ, NE EMER TE PARTISE DEMOKRATIKE

Partia Demokratike e konsideron të paligjshëm votimin për drejtorin e ri të Radio Televizionit Shqiptar. Këshilli Drejtues nuk ka legjitimitet për të marrë vendime që përcaktojnë kush do të drejtojë median, për te cilën shqiptarët, me apo pa parti, paguajnë taksë. Përsa kohë opozita është e papërfaqësuar në këtë Këshill dhe disa anëtarë të saj janë zgjedhur në parlament pa pëlqimin e PD, ne i konsiderojmë nul të gjitha vendimet e tij.

Ligji parashikon që Këshilli Drejtues të jetë i balancuar politikisht në mënyrë që të garantohet jo vetëm përfaqësimi, por edhe pavarësia, integriteti dhe autoriteti i këtij enti publik. Me emërimin e sotëm, Edi Rama e hodhi në erë këtë parim, duke u provuar edhe një herë si armik i ligjit dhe i pavarësisë së medias.

Artikulli paraprakBasha mbledh kryesinë: Nuk ka për të patur struktura paralele në PD. Hallet e Berishës nuk janë të PD
Artikulli tjetër“Jo Kuvend i PD në 11 Dhjetor”/ Basha: Kuvendi legjitim i PD thirret më 18 Dhjetor